Shkolla në Bojanë u furnizua me 30-të tablet nga Insitutit ZIP

Instituti ZIP sot raportoi se ka shpërndarë 30 tabletë për nxënësit e shkollës fillorë në fshatin Bojanë, që shtrihet në Komunën e Sarajit, transmeton Portalb.mk.

“Instituti ZIP shpërndau sot 30 tablet për fëmijët e shkollës fillore “Ibe Palikuqa” në Bojanë, me qëllim lehtësimin e mësimit on-line të nxënësve të shkollës nga klasa 4 deri në të 9”, raportojnë nga Instituti ZIP.

Aktiviteti u realizua nga Agim Selami, drejtori ekzekutiv i Institutit; Bari Mamuti, drejtori i shkollës dhe përfaqësuesi i Komunës së Sarajit, Fari Rexhepi.

Përndryshe, mësimi në Maqedoninë e Veriut realizohet në formë të kombinuar, ashtu që nxënësit e klasave të para, dyta dhe të treta procesin mësimor e realizojnë me prani fizike, derisa nxënësit prej klasë së katër e realizojnë në distancë (online).

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button