Klubet e volejbollit të Universitetit të Tetovës shënuan fitore në Ligën e Parë të Maqedonisë së Veriut

Në kuadër të xhiros së dytë në Ligën e Parë të Maqedonisë së Veriut në volejboll, KV “Universiteti i Tetovës”, në kategorinë e meshkujve ka shënuar fitore përballë KV “Shtipi” me rezultatin e thellë 3-0 në sete, takim ky që u luajt më 19 tetor (e hënë) në Tetovë.

“Situata e krijuar nga pandemia Covid -19, nuk i ndaloi volejbollistët tanë që të japin maksimumin e tyre. Ata ishin të përgatitur dhe në asnjë moment nuk e diskutuan fitoren”, thonë nga Zyra e Informimit të UT-së.

Fitore shënoi edhe KV “Universiteti i Tetovës” në kategorinë e femrave, duke triumfuar 3-1 në sete, në takimin e luajtur kundër KV “Janta Volej Forca”, më 17 tetor (e shtunë), në Shkup.

“Sfida ishte mjaft e vështirë, por ekipi ynë tregoi karakter e vendosmëri, dhe ia doli të triumfojë”, shtojnë nga UT.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button