Ministri Dimitrov në takim me euroambasadorët: Raporti i BE-së objektiv, duhet të fokusohemi në reformat themelore

Sot, zëvendësministri për Çështje Evropiane në RMV, Nikolla Dimitrov mbajti takim me video konferencë me ambasadorët e vendeve anëtare të BE-së në Maqedononë e Veriut. Me  iniciativë të ambasadorit të BE-së Dejvid Gir, takimi u mbajt me rastin e marrjes së Raportit të fundit të Komisionit Evropian për Maqedoninë e Veriut dhe pakos për zgjerim, njofton Portalb.mk.

“2020 është vit i sfidave, si në planin global ashtu edhe brenda, por njëkohësisht edhe vit i cili shënoi shumë kthesa të rëndësishme kur bëhet fjalë për prioritetet strategjike të Maqedonisë së Veriut. Dritë jeshile për hapjen e negociatave aderuese në mars të këtij viti, së bashku me anëtarësim në Aleancën e NATO-s janë sukseset historike të Qeverisë dhe të qytetarëve. Shpresojmë që suksesi i përbashkët do të kompletohet me miratimin e Kornizës Negociuese dhe mbajtjen e Konferencës së parë Ndër-qeveritare deri në fund të këtij viti” tha Dimitrov.

Duke iu referuar gjetjeve të Raportit, Dimitrov theksoi se i njëjti paraqet vlerësim objektiv dhe gjithëpërfshirës të suksesit të RMV-së, duke i identifikuar fushat në të cilat Qeveria duhet të fokusojë aktivitetet reformuese, me theks të veçantë të fushat prioritare lidhur me klasterin e parë – themelet.

Ai informoi edhe për masat që Qeveria i mori për përmirësimin e IPA strukturës, respektivisht për kapacitete e absorbimit të fondeve të BE-së.

Lidhur me sfidat me Bulgarinë me të cilat Maqedonia e Veriut ballafaqohet para mbajtjes së Konferencës së parë Ndër-qeveritare, zëvendëskryeministri Dimitrov tha se “se si Bashkimi Evropian do ti qaset kësaj çështje, të drejtën e popullit maqedonas në vetëvendosje, do të ndikojë në atë se edhe më tej a do të vazhdojmë që Unionin ta shohim si bashkësi e vlerave dhe parimeve”.

Nga ana tjetër, “nëse nuk merret një vendim për konferencën e parë ndërqeveritare, e cila zyrtarisht shënon fillimin e negociatave me BE, atëherë duhet të dihet se nga ne kërkohet të bëjmë diçka që nuk duam ta pranojmë”. Ky mesazh u dërgua sot nga kryeministri Zaev në lidhje me kontestin me Bulgarinë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button