RMV, vdekshmëria është rritur me 58.1% krahasuar me javën e kaluar, 305 të sëmurë kanë edhe sëmundje të tjera

Javën e kaluar persona të infektuar janë regjistruar në të gjitha grupmoshat. Gjatë periudhës nga 12 deri më 18 Tetor 2020, janë testuar gjithsej 13,213  materiale në laboratorë ku kryhet testimi molekular për praninë e SARS-CoV-2 dhe janë regjistruar 2.676 raste të reja pozitive nga 34 qytete të vendit me një rritje prej 19.3% krahasuar me javën e kaluar. Shumica e rasteve të regjistruara janë nga Shkupi (1,375, 51.4%), dhe incidenca më e lartë javore është regjistruar në Gjevgjeli – 228,3 / 100,000, informoi Ministria e Shëndetësisë duke iu referuar raportit të Institutit të Shëndetit Publik, njofton Portalb.mk.

Në periudhën e përmendur, përqindja e personave të testuar pozitiv testuar ishte 20.3%.

“Grupmosha më e zakonshme është 30-39 vjeç (n = 559, 20.9%). Një numër i madh i pacientëve është regjistruar në grupmoshat 40-49 (n = 522; 19.5%), 20-29 (n = 470; 17.6%), mbi 60 (n = 469; 17, 5%) dhe 50-59 (n = 443; 16.6%). Numri më i ulët u regjistrua tek fëmijët e moshës 0-9 (n = 79; 3,0%) dhe 10-19 vjeç (n = 134; 5,0%). Nga rastet që u hulumtuan në mënyrë epidemiologjike (n = 1,313; 49,1%), janë regjistrua 96 (7.3%) të jospitalizuar, ndërsa te 305 (23.3%) persona është regjistruar prani e një sëmundje tjetër gjegjësisht komborbilitete . Nga numri i përgjithshëm i rasteve të reja, 470 (35.9%) kanë kontakt me një rast të konfirmuar. Janë regjistruar 26 (2.0%) persona me histori udhëtimi (në 14 ditët e fundit)”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë.

Të shëruar evidentohen 1089 persona që ishin shtruar nëpër spitale apo në mjekim shtëpiak, që është për 25% më shumë se javën paraprake

Në këtë rasport, theksohet se 49 vdekje janë raportuar nga 16 qytete, një rritje prej 58.1% krahasuar me javën e kaluar. Për sa i përket moshës, 38 persona kanë qenë mbi 60 vjeç, 9 persona të moshës 50-59 vjeç dhe 2 vdekje janë raportuar nga grupmosha 40-49 vjeç. Komorbilitete janë regjistruar në 35 persona të vdekur.

Raportin e detajuar për situatën me COVID-19 në periudhën 12.10.2020 – 18.10.2020 mund ta gjeni në ueb-faqen e Institutit për Shëndet Publik.

LEXO: RMV, 12 persona ndërruan jetë, prej 771 testimeve 161 raste të reja

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button