RMV, Ejup Rustemi nga BDI u emërua drejtor i ri i Ndërmarrjes Publike për ‘Rrugë Shtetërore’

Drejtori i deritanishëm i SHA ‘Postat e Maqedonisë së Veriut’ Ejup Rustemi do të jetë drejtor i ri i Ndërmarrjes Publike për ‘Rrugë Shtetërore’, konfirmoi kryeministri Zoran Zaev. Rustemi, kuadër i BDI-së, zëvendëson Zoran Kitanovin, nga LSDM-ja, njofton Portalb.mk.

Zaev tha se në seancën e sotme të qeverisë, do të emërohen një pjesë e drejtorëve dhe do të bëhen njoftime për ato vende ku është e nevojshme. Kjo është java kur do të emërohen drejtorët e rinj nëpër institucione të ndryshme të vendit që i përkasin eshalonit të tretë.

Ejup Rustemi u emëruar drejtor i Postave të Maqedonisë në gusht të vitit 2018, ku atëherë zëvedësoi drejtorin Fadis Rexhepi, i cili u shkarkua nga ky pozicion për shkak të përfundimit të mandatit të tij.

Ndërkohë, gjatë udhëheqjes së tij me Postat e Maqedonisë së Veriut, ky institutcion u përballë me kriza, ku muajin e kaluar vetë ai deklaroi se në postë ka 110 milionë denarë më pak të hyra në muaj, ndërsa numri i transaksioneve është zero, derisa më herët janë kryer deri në 80 mijë gjatë ditës. Arsye për këtë problem llogaritej falimentimi i bankës “Eurostandard”.

Nga ana tjetër Qeveria miratoi tekstin e ri të Ligjit për ndryshimin e Ligjit për Shërbimet Postare, duke njoftuar se po përgatitet terreni për shitjen e Postës së Maqedonisë, pasi ajo filloi të zhytej në humbje dhe u bë e qartë se nuk kishte asnjë shpëtim. Një studim fizibilitetit do të kryhet për të parë se cilat janë mundësitë, por në propozim është shitja e plotë apo privatizimi ose një partneritet publiko-priva.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button