SHBA-ja ka paditur 6 oficerë ushtarakë rusë të akuzuar për sulm ndërkombëtar kibernetik

Gjashtë oficerë ushtarakë rusë të zbulimit janë akuzuar në atë që Departamenti i Drejtësisë thotë se ‘ishte një skemë piraterie për të sulmuar disa fuqi të mëdha të huaja, ish republikat Sovjetike dhe për të përmbysur hetimet për aktivitete të mbrapshta nga Kremlini’. Prokurorët amerikanë kanë ngritur padi ndaj tyre, në lidhje me një fushatë ndërkombëtare sulmi kibernetik në qendër të së cilës kanë qenë zgjedhjet presidenciale franceze në 2017-ën dhe Lojërat Olimpike Dimërore të 2018-ës në Korenë e Jugut, mes disa objektivash të tjerë, raportojnë CNN dhe Reuters, transmeton Portalb.mk.

Hakerët e dyshuar janë oficerë të Drejtorisë Kryesore të Inteligjencës Ruse, një agjenci e inteligjencës ushtarake e Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura.

Prokurorët amerikanë thanë se ata kanë lidhje me një fushatë ndërkombëtare sulmi kibernetik në qendër të së cilës kanë qenë zgjedhjet presidenciale franceze në 2017-ën dhe Lojërat Olimpike Dimërore të 2018-ës në Korenë e Jugut, mes disa objektivash të tjerë. Fushata kibernetike përfaqësonte “serinë më çorientuese dhe me shkatërruese të sulmeve kompjuterike të kryer ndonjëherë nga një grup i vetëm”, tha John C. Demers, kreu i sektorit për Sigurinë Kombëtare në Departamentin e Drejtësisë.

Sulmuesit e dyshuar kibernetikë hakuan në softuer duke përdorur malware shkatërrues për të nxirë mijëra kompjuterë dhe për të shkaktuar humbje prej afro 1 miliard dollarësh dhe kishin për qëllim të mbështesnin përpjekjet e qeverisë ruse për të minuar, hakmarrë ose përndryshe destabilizuar rrjetet kompjuterike në mbarë botën, tha Departamenti i Drejtësisë.

Sekretari i Jashtëm britanik Dominic Raab tha: “Veprimet e tyre kundër Lojërave Olimpike dhe Paraolimpike janë cinike dhe të pamatura. Ne i dënojmë ata në termat më të fortë të mundshëm. ”

Zëvendës Drejtori i FBI-së David Bowdich tha: “FBI ka paralajmëruar në mënyrë të përsëritur se Rusia është një kundërshtar kibernetik mjaft i aftë dhe informacioni i zbuluar në këtë aktakuzë ilustron se sa të përhapura dhe shkatërruese janë aktivitetet kibernetike të Rusisë”.

“Asnjë vend tjetër nuk e ka shndërruar në armë aftësitë e tij kibernetike me aq keqdashje apo papërgjegjshmëri sa Rusia, duke shkaktuar dëme të pashembullta për përparësi të vogla taktike si dhe për të kënaqur inatet”, tha ndihmës Prokurori i Përgjithshëm për Divizionin e Sigurisë Kombëtare John Demers në një konferencë për shtyp.

Gjashtë hakerat, të gjithë oficerë të shërbimit të zbulimit ushtarak rus të njohur si GRU, u përfshinë në ndërhyrje kompjuterike dhe sulme që synonin të mbështesnin përpjekjet e qeverisë ruse për të minuar, për t’u hakmarrë apo destabilizuar objektiva në të gjithë botën”, tha Departamenti i Drejtësisë. Objektiv i sulmeve kibernetike ishin qeveria ukrainase dhe infrastruktura kritike e vendit, ndërmarrjet gjeorgjiane dhe subjekte qeveritare, zgjedhjet në Francë, një hetim rreth dyshimeve mbi helmimin nga Rusia të ish-agjentit rus Sergei Skripali në Britani si dhe Lojërat Olimpike Dimërore në PyeongChang, tha Departamenti i Drejtësisë.

Krahas kësaj hakerat duke përdorur programin dëmtues NotPetya, goditën spitalet dhe objektet mjekësore të sistemit Heritage Valley Health në Pensilvani, një filial i Korporatës FedEx si dhe një kompani farmaceutike amerikane, emri i të cilit nuk është bërë i ditur.

Departamenti i Drejtësisë ka paditur edhe më parë oficerë të GRU-së lidhur me hakerimin e postës elektronike të zyrtarëve të lartë demokratë gjatë zgjedhjeve presidenciale të 2016-s. Akuzat e fundit nuk ngrenë dyshime lidhur me ndërhyrje në zgjedhje nga ana e GRU-së.

Gjashtë të pandehurit u identifikuan si Yuriy Sergeyevich Andrienko, Sergej Vladimirovich Detistov, Pavel Valeryevich Frolov, Anatoliy Sergeyevich Kovalev, Artem Valeryevich Ochichenko dhe Petr Nikolayevich Pliskin. Ata përballen me akuza për konspiracion, pirateri kompjuterike, vjedhje identiteti në rrethana të rënduara dhe regjistrim i rremë.

Paditë e reja ishin përpjekja e fundit nga SHBA-ja për të goditur agjensinë ruse të inteligjencës të njohur si GRU, e cila ishte përgjegjëse për ndërhyrjen në zgjedhjet e 2016. Hakerat e GRU-së atëherë vodhën dhjetëra mijëra email nga demokratët e lartë gjatë fushatës 2016, duke ndihmuar Donald Trumpin dhe duke dobësuar kandidaten e demokratëve Hillary Clinton.

Kovalev dhe 11 operativë të tjerë të GRU-së u akuzuan në 2018 për komplot për të hakuar Komitetin Kombëtar Demokratik dhe kryetarin e fushatës së Klintonit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button