RMV, detyrimi për mbajtjen e maskave në çdo vend ende nuk ka hyrë në fuqi, sot nuk u diskutua në Parlament

Propozim ligji për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për mbrojtje të popullsisë nga sëmundje infektive me procedurë të shkurtuar, ku janë të përfshira edhe masat e reja për mbrojtje nga covid-19, të propozuar nga Komisioni për Sëmundje Infektive, sot nuk u vendos në rend dite të seancës plenare në Parlamentin e Maqedonisë, njofton Portalb.mk.

Me kërkesë të opozitës maqedonase, sot nuk u diskutua për këtë ligj. Nga VMRO-DPMNE thanë se kërkojnë më shumë kohë për të shqyrtuar se çfarë përmban ligji, sepse sipas tyre “kanë dyshime për disa akte ligjore”.

Me këtë kërkesë, pritet të ligji në fjalë të diskutohet në seancë plenare me datë 27 tetor, kur dhe pritet të kthehen dy deputetët aktualisht të infektuar, Laze Taneski dhe Ismail Jahoski.

LEXO: RMV, tre deputetë të infektuar me korona virus, opozita nuk pajtohet që Kuvendi të punojë online

Venko Filipçe, dje deklaroi se pret që procedura parlamentare për ndryshim të ligjit për masat e reja, për të cilat nevojitet miratimi me shumicë prej 61 deputetëve, të përfundoj shpejt dhe të njëjtat të hyjnë në fuqi deri në fund të javës. Ai tha se në rast se këto masa nuk do të japin efektin e pritur, përkatësisht nëse nuk ka ulje të rasteve të reja të personave të infektuar me korona virus, atëherë do të rikthehet edhe masa për lëvizje të kufizuar të qytetarëve, njofton Portalb.mk.

Siç është paralajmëruar më herët, pakoja e re e masave përfshin kufizim të orarit të punës deri në orën 23:00 për të gjithë operatorët ekonomik, kufizim i grupimeve pas orës 22 në ambiente të hapura si dhe në ambiente familjare, si dhe mbajtje të maskës gjithkund edhe në ambiente të hapura. Komisioni për Sëmundje Infektive po ashtu do t’i rekomandojë Qeverisë që administrata shtetërore dhe publike, të punësuarit në gjykatë dhe në komuna, të punojnë në ndërrime apo në rotacion apo online, në pajtueshmëri me kushtet për procesin e punës.

“Nesër Qeverisë do t’i propozojmë edhe një pako të masave dhe ajo do të jetë që të gjithë operatorët ekonomik të punojnë deri në orën 23:00, kufizimi i kapacitetit në transportin publik deri në 50 për qind, dhe rekomandim ndaj të gjithë administratës publike dhe private, rekomandim për komunat dhe gjykatat, që në pajtueshmëri me mekanizmit të procesit, procesi i punës të zhvillohet në ndërrime, ose online prej në shtëpi ose të reduktuar me sistem të rotacionit dhe të gjitha institucionet në pajtueshmëri me karakteristikat e procesit të punës. Kjo është pakoja e masave që nesër do të diskutohet në Kuvend, ligji tash më është dorëzuar me procedurë të shkurtuar, ligji për mbrojtje të popullsisë nga sëmundje infektive dhe në atë ligj janë përshirë masat për mbajtje të domosdoshme të maskave në ambiente të hapura, kufizimi i grupimit pas orës 22:00 jashtë dhe kufizimi i mbledhimeve familjare, vlerësojmë se janë një pako e masave që mund ta ulin në mënyrë të konsiderueshme numrin e rasteve të reja”, deklaroi Filipçe.

Ministri po ashtu sqaroi se çfarë parashohin ndryshimet në ligjin për mbrojtjen e popullsisë nga sëmundje infektive, për votimin e së cilit nevojiten shumicë prej 61 deputetëve.

“Në ndryshimin e ligjit, që nesër veç më do të jetë në procedurë parlamentare, jepet mundësia që këto masa për të cilat duhej të bëhen ndryshime ligjore që paraprakisht ishin rregulluar me dekretin me fuqi ligjore, vendosim edhe një paragraf, me të cilin do të pranohen të gjitha masat e tjera me vendimin e Qeverisë. Ky është ndryshimi i vetëm ligjor që do të jepet mundësia që të gjitha masat tjera të pranohen në Qeveri, pa ndryshim shtesë në ligj”, deklaroi Filipçe.

Filipçe deklaroi se, masa shtese të targetuara, do të ishin kufizim i lëvizjes dhe për këtë do të bëjnë analiza në periudhën vijuese nga të dhënat e informatave të pjesës epidemiologjike se, a do të jetë ajo në disa komuna ku do të konstatojnë se duhet të bëhet apo në territorin e gjithë shtetit.

Ministri i Shëndetësisë tha se, mini epiqendra të virusit momentalisht janë qyteti i Shkupit me disa komuna, Shtipi dhe Strumica.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button