Presidenti i SHBA-së Trump: Po t’i kisha dëgjuar këshillat e Fauçit, qindra mijëra amerikanë do të vdisnin nga Kovid-19

Presidenti i SHBA-së Donald Trump sulmoi ashpër ekspertin kryesor të sëmundjeve infektive amerikane Anthony Fauçi dy javë para zgjedhjeve presidenciale, duke pretenduar se nëse ai do t’i kishte dëgjuar këshillat e tij, qindra mijëra amerikanë do të kishin vdekur nga covid-19, transmeton CNN, njofton Portalb.mk.

“Njerëzit janë lodhur duke dëgjuar Fauçin dhe të gjithë ata idiotë. Të gjithë ata idiotë gabojnë. Nëse do ta kishim dëgjuar atë, do të kishte pasur 700,000-800,000 të vdekur me Covid-19 në Amerikë”, tha Trump në një tubim në Arizona.

 Në ditën e tretë të fushatës, Presidenti Trump po përballej me presion të fortë për të ndryshuar prirjen e fushatës, me shpresën për rritje të mbështetjes të minutës së fundit që i dha atij fitoren katër vite më parë.

Trump këmbënguli në besimin tek vetvetja ndërsa zhvilloi tubime të njëpasnjëshme pavarësisht nga pandemia.

“Ne do të fitojmë”, i tha ai stafit të fushtatës gjatë një mbledhje telefonike nga qyteti Las Vegas. “Ndoshta nuk do t’ju thosha këtë para dy ose tre javëve”, tha Presidenti ndërsa u referohej ditëve kur ai ishte i shtruar në spital me COVID-19.

Fauçi ka qenë drejtor i Institutit Kombëtar për Alergji dhe Sëmundje Infektive që nga viti 1984 dhe fytyrë mbrojtëse e Shtabit të krizës në Shtëpinë e Bardhë dhe shpesh ka kundërshtuar hapur pikëpamjet dhe pretendimet e Trump.

“Fauci është një katastrofë. Njerëzit janë lodhur nga pandemia dhe mënyra se si media po e mbulon atë. “Biden është ai që dëshiron të mbyllë vendin, ai po dëgjon Fauçin”, tha Trump

Këto sulme erdhën pasi Fauçi tha të dielën se nuk ishte i befasuar që Trumpi ishte infektuar nga korona virusi, pasi mbajti një seri takimesh të mëdha ku pak njerëz mbanin maska. Ai po ashtu kundërshtoi përdorimin e fjalëve të tij në një reklamë të fushatës së presidentit.

“U shqetësova se do të sëmurej kur e pashë atë në një mjedis krejtësisht të pasigurtë të mbushur me njerëz, pa distancë mes njerëzve, dhe pothuajse askush nuk përdorte maskë”,tha Fauçi për presidentin.

Komentet e Presidentit Trump nxitën një reagim mbrojtës për Dr. Fauçin nga Senatori republikan Lamar Alexander, i cili vlerësoi mjekun si një nga nëpunësit publikë më të shquar tëvendit.

Trump dhe Biden do të zhvillojnë debatin e fundit televiziv të enjten, në të cilin mikrofonët e tyre do të fiken kur flet kandidati tjetër.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button