Komisioni për debate miratoi rregullin për mbylljen mikrofonëve gjatë debatit të ardhshëm Trump-Biden

Komisioni për Debate Presidenciale tha të hënën në një deklaratë se presidenti Trump dhe i nominuari për president i Partisë Demokratike Joe Biden do të kenë dy minuta kohë të pandërprerë në fillim të secilit segment 15 minutësh në debatin përfundimtar, i cili do të mbahet të enjten. Për të zbatuar këtë rregull, kandidatit që nuk e ka fjalën do t’i mbyllet mikrofoni, transmeton The Guardian, njofton Portalb.mk.

Donald Trump është ankuar se një ndryshim rregulli për të heshtur mikrofonët për një pjesë të debatit të tij  televiziv me Joe Biden është “shumë i padrejtë” dhe kundërshton temat e zgjedhura nga moderatori.

Kur të përballen të enjten për debatin e fundit televiziv, secilit kandidat do t’i ndërpritet mikrofoni, derisa tjetri po jep përgjigje ndaj pyetjeve. mbi familjet amerikane, garën në Amerikë, ndryshimin e klimës, sigurinë kombëtare dhe udhëheqjen.

Komisioni që është organizatori i debatit televiziv në Nashville, tha se ndryshimet ishin të nevojshme pas debatit të parë të ashpër midis kandidatëve më 29 shtator.

“Ne e kuptojmë, pas diskutimeve me të dy fushatat, se asnjë prej fushatave nuk mund të jetë plotësisht e kënaqur me masat e njoftuara. Ne jemi të bindur që këto veprime realizojnë ekuilibrin e duhur dhe se janë në interes të popullit amerikan, për të cilin mbahen këto debate. Kandidati i vetëm, mikrofoni i të cilit do të jetë i hapur gjatë këtyre dy minutave është kandidati që ka fjalën sipas rregullave,” tha komisioni.

Fushata e Presidentit Trump u shpreh kundër ndryshimit, por tha se ai gjithsesi do të merrte pjesë.

“Presidenti Trump është i angazhuar të debatojë me Joe Bidenin pavarësisht nga ndryshimet e minutës së fundit të rregullave nga komisioni i njëanshëm në përpjekjen e tij të fundit për të siguruar avantazh për kandidatin e tyre të preferuar ,” tha menaxheri i fushatës Bill Stepien.

Fushata e Bidenit nuk iu përgjigj menjëherë kërkesës për koment mbi zhvillimet e fundit.

Presidenti Trump e ndërpreu në mënyrë të përsëritur zotin Biden gjatë një debati kaotik dhe të acaruar më 29 shtator, dhe demokrati Biden u përgjigj me fyerje.

Trumpi u tërhoq nga një debat i dytë i planifikuar për të enjten e kaluar mbi një mosmarrëveshje në lidhje me formatin virtual pas infeksionit të tij me COVID-19. Ato ditë, ai shtroi shqetësime për mbylljen e mundshme të mikrofonit të tij.

Kjo masë nga Komisioni i Debateve u diskutua që në debatin e parë midis Trumpit dhe Bidenit, pasi u vlerësua si një debat i cili nuk ka respektuar rregullat, duke mos i dhënë hapsirën e duhur njëri tjetrit, madje duke e kthyer debatin në arenë sharjesh dhe ofendimesh.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button