Këshilli Gjyqësor do të kërkojë zgjidhje për seanca-online që të mos anulohen gjykimet

Për shkak të gjendjes me koronavirusin dhe anulimin e seancave, për shkak se mes të akuzuarve ka pozitiv ose në izolim, mendohet që edhe gjykimet të jenë online, njofton Portalb.mk.

Sipas kryetarit të Këshillit Gjyqësor, Kiro Zdravev, ka një pengesë për shkak së cilës vihet në pikëpyetje çështja e zbatimit të kësaj ideje, a ajo është pajtueshmëria e të akuzuarve për këtë lloj të gjykimit.

“Patjetër që në të ardhmen të ndryshohen ligjet procesuale që të mundet të parashikohet mundësia edhe për online-gjykim. Patjetër duhet që të kërkohet ndonjë zgjidhje, ndonjë dalje prej kësaj situate”, thotë Kiro Zdravev.

Për momentin nuk diskutohet për anulimin e seancave gjyqësore të cilat nuk janë urgjente, ashtu siç ishte në mars, prill dhe maj, por Këshilli Gjyqësor paralajmëron zgjidhje për gjykim-online.

Megjithatë, për shkak pengesave ligjore për mbajtjen e gjykimit-online, tjetër problem me të cilën përballen gjykatat, nëse vetëm krijohen kushte për këtë mënyrë të gjykimit, është fakti që pjesa më e madhe e gjykatave në shtet nuk janë të pajisura teknikisht për kësi procedura.

Anulimi i seancave gjyqësore mu për shkak të gjendjes me koronavirusit në dhjetëra ditët e fundit mundej që të shihej edhe në praktikë. Sot, për shembull, është anuluar gjykimi për lëndën “Titanik”, i cili ka të bëjë me mashtrimet zgjedhore, pasi që funksionarët e VMRO-DPMNE-së, Martin Protugjer, i cili është në mesin e të akuzuarve, është pozitiv në KOVID-19.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button