Është sanuar defekti, deri në mesnatë Shkupi tërësisht do të ketë ujë, thonë nga “Ujësjellësi”

Është sanuar defekti i tubit të krisur dhe prej orës 21 ngadalë do të fillojë të lëshohet uji, thonë nga NP “Ujësjellësi dhe Kanalizimi”, njofton Portalb.mk.

Prej atje sqarojnë se bëhet fjalë për tub më të madh në të cilin ka trysni të madhe të ujit dhe për atë patjetër duhet që të jenë të kujdesshëm dhe lëshimi i ujit të bëhet gradualisht.

“Pasi që të fillojmë me lëshimin e ujit, për dy-tre orë do të stabilizohet furnizimi me ujë në tërë Shkupin”, thonë nga NP “Ujësjellësi dhe Kanalizimi”.

Prej sot në pasdite për shkak të defektit të tubit në bulevardin “Koço Racin” përballë pishinës olimpike, ka ujë janë Qendra, Kisella Voda, Aerodromi, Lisiçe, Novo Lisiçe, Draçevë dhe Spobishte.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button