Ceremonia martesore e kryetarit të Qendrës-Shkup në kishën e Kosovës, u kritikua nga Filipçe, kryetari arsyetohet

Në kishën e Graçanicës së Kosovës raportohet se u realizua ceremonia martesore ndërmjet Sasha Bogdanoviqit, kryetarit të Komunës Qendër me Jelena Braunoviq, transmeton Portalb.mk.

Ceremonia martesore, thuajse pa maska e pa distancë, u pasqyrua në rrjetet sociale përmes fotografive nga momentet e kurorëzimit të çiftit të ri. Fotografitë e tilla, e futën dasmën në pjesën e dasmave që janë komentuar.

Fotografi nga dasma (gracanicaonline.info foto: V.Cup)
Fotografi nga dasma (gracanicaonline.info foto: V.Cup)

“Unë mendoj se të gjithë ne që jemi posaçërisht në detyrë duhet të japim shembull me sjelljen tonë se si duhet të bëhet. Nuk është puna të mashtrosh sistemin. Është e vërtetë që rekomandimet dhe ligjet në vendin tonë nuk janë shkelur, por ne jemi të parët, posaçërisht zyrtarët që duhet t’u tregojnë qytetarëve se si respektohen masat, aq më tepër që të gjitha këto i kërkojmë nga qytetarët dhe themi se kemi një problem si me pacientët ashtu edhe me të diagnostikuarit e rinj në spitale pikërisht aty ku masat nuk po respektohen. Unë absolutisht e dënoj”, deklaroi sot Venko Filipçe, ministri i Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut.

Ceremoninë mortore kryetari Bogdanoviq e vlerësoi si një organizim ku është respektuar distance dhe mbajtja e maskave.

“Në kishë kemi mbajtur distancë, ajo nuk ishte respektuar vetëm kur kemi realizuar fotografi të përbashkët si kujtim nga kjo ditë”, deklaroi Bogdanoviq.

Fotografi nga dasma (gracanicaonline.info - foto: V.Cup)
Fotografi nga dasma (gracanicaonline.info – foto: V.Cup)

Ai sqaroi se në Kosovë është martuar për shkak se në Graçanicë ka filluar dashuria e tyre.

“Mundet pandemia të zgjasë tre vjet, tre vjet të ngelemi pa martuar?! Askund nuk janë të ndaluara martesat në kishë, as në Maqedoni. Kishim vetëm 25 të afërm”, deklaroi Bogdanoviq për SDK, duke theksuar se nuk kanë bërë ndonjë dasmë solemne.

Ndryshe, Inspektorati i Tregut dhe Ministria e Brendshme në një aksion të përbashkët mbrëmë në një restorant në Gllumovë kanë zënë 250 mysafirë, të cilët kanë marrë pjesë në një dasmë, e cila është zhvilluar në kundërshtim me protokollet shëndetësore për të parandaluar përhapjen e covid-19, tha Ministria e Brendshme. Sipas informacioneve fillestare, aksioni u krye para orës 21, dhe pas ndërhyrjes së policisë, dasma u ndërpre.

Në rrjetet sociale ka qarkulluar foto se si ish-deputeti i Maqedonisë së Veriut dhe ish-kryetari i Shuto Orizarës, Amdi Bajrami ka organizuar dasmë me qindra të ftuar nga RMV-ja në Stamboll.

LEXO: Filipçe: Së shpejti hyjnë në fuqi masat e reja, nëse nuk kanë efekt do të rikthehet ora policore (VIDEO)
LEXO: RMV, MPB-ja dhe Inspektorati i tregut, ndërprenë një dasmë me 250 mysafirë në Gllumovë

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button