fbpx

RMV, 100 mijë denarë vlera e Çmimit të Vitit nga Banka Popullore për të rinjtë

Banka Popullore e Maqedonisë së Veriut deri më 1 shkurt të vitit 2021 do të pranojë punime që mund të bëhen pjesë e garës për Çmimin e Vitit, transmeton Portalb.mk. Të rinjtë kanë të drejtë të konkurrojnë edhe me punime që tashmë janë publikuar, por jo para 1 janarit të viti 2019.

“Me qëllim stimulimin dhe zhvillimin e mendimit shkencor dhe përpunimit të punimeve nga sfera e makroekonomisë dhe bankat dhe sistemet bankare, si dhe afirmimit të kuadrove të reja dhe profesionale, Banka Popullore e Republikës së Maqedonisë së Veriut ndan Çmimin e Vitit për Hulumtues të Rinj për punim më të mirë nga sfera e makroekonomisë dhe bankat dhe sistemet bankare”, raportojnë nga BP.

Në garë mund të marrin pjesë shtetasit e RMV-së deri në moshën 35 vjeçare, të cilët punimet duhet t’i dorëzojnë ose në gjuhën maqedonase ose në atë angleze.

“Punimi duhet patjetër të përmbajë edhe qasje ndaj ekonomisë maqedonase në temën përkatëse. Punimi nuk duhet të kalojë 80.000 karaktere me vendet e zbrazëta (pa fusnotat, shtojcat, grafikonet, tabelat, abstraktin, bibliografinë, anekset)”, raportojnë nga Banka, duke sqaruar se edhe pjesët themelore që duhet t’i ketë punimi.

Banka raportoi se punim më I mirë do të marrë 100 mijë denarë, ndërsa çmim i dytë në vlerë 50 mijë denarë do të jepet vetëm në rast se Komisioni prej tre anëtarëve do të vlerësojë se punimi është në një nivel afër punimit më të mirë.

“Nëse Këshilli për Vlerësim konsideron se asnjëri nga punimet nuk i përmbush kushtet për marrjen e çmimit, Banka Popullore mund të mos e ndajë Çmimin e Vitit”, sqarojnë nga Banka.

Tags

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close