U regjistruan 118 raste të reja me Kovid-19 në Kosovë

Në Kosovë gjatë 24 orëve të fundit u regjistruan 118-të raste të reja të infektimeve me Kovid-19, nga gjithsej 828 teste të realizuara, transmeton Portalb.mk.

“Brenda 24 orëve janë raportuar tre raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv (1 rast nga Spitali i Përgjithshëm, Gjilan, 1 raste nga Spitali i Përgjithshëm, Pejë dhe 1 rast nga Mjekimi Intenziv Qendror, QKUK)”, raportojnë nga Instituti kombëtari i shëndetit publik në Kosovë.

Në këtë periudhë raportohet se janë shëruar 50 pacientë të infektuar me virusin korona.

“Numri total i rasteve pozitive është 17.009 raste nga 80.886 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 656 raste të vdekjes, ndërsa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 14.716 raste, kurse numri i rasteve aktive është 1.637”, raportojnë nga Instituti.

Instituti raportoi se rastet e reja pozitive janë nga komuna Prishtinë 34 raste, komuna Gjilan 24 raste, komuna Vushtrri 19 raste, komuna Pejë 7 raste, komuna Ferizaj 6 raste, komuna Gjakovë 6 raste, komuna Prizren 5 raste, komuna Shtime 4 raste, komuna Fushë Kosovë 3 raste, komuna Istog 3 raste, komuna Skenderaj 3 raste, komuna Lipjan 2 raste dhe me nga një rast komunat Drenas dhe Suharekë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button