fbpx

Pothuajse një e treta e qytetarëve nuk shikojnë TV, “Sitel” dhe në tremujorin e tretë kanali më i shikuar televiziv

Qytetarët e Maqedonisë po kalojnë gjithnjë e më pak kohë para ekraneve televizive, tregon Raporti tremujor i Agjencisë për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele (АSHMАV) për peroiudhën korrik-shtator 2020. 30.7 % e të anketuarve janë përgjigjur negativisht në pyetjen “A keni shikuar TV gjatë ditës së djeshme?”. Është interesant që ky informacion ka të bëjë me periudhën në të cilën u zhvillua fushata zgjedhore dhe më 15 korrik u mbajtën zgjedhjet e parakohshme parlamentare në vend, së bashku me zhvillimet aktuale në lidhje me pandeminë kovid-19, raporton Observatori Medatik, përcjell Portalb.mk.

Në sondazh, shumica e qytetarëve në nivel shtetëror (41,7 %) janë përgjigjur se kanë shikuar televizion për të përcjell lajmet, ndërsa 24,3 % e të anketuarve kanë shikuar një program informativ në kanalet televizive.

Në pyetjen “Cilët kanale televizive vendase dhe të huaja i keni shikuar dje?”, 47,13% e të anketuarve janë përgjigjur se e kanë shikuar Sitel, 43.75% kanë vendosur për “Kanal 5”, ndërsa 26.96% e të anketuarve e kanë zgjedhur TV “TVM 1”. Në listën e televizioneve më të shikuara vijojnë “Telma” (20,92%), “Alfa” (20,75%), “Alsat-M” (19,25%), “TV 24 Vesti” (11,88%), MTV 2 (9.5%) dhe TVM 3 (6.46%).

Është identik orari i shikimit të kanaleve televizive në pjesën e përgjigjes në pyetjen se cilat kanale televizive vendase dhe të huaja janë shikuar nga qytetarët gjatë javës së fundit.

Sondazhi ASHMAV është realizuar në mostër përfaqësuese prej 2.400 të anketuarve në të gjithë vendin, dhe sondazhi u krye duke përdorur metodën CATI – intervistë telefonike me ndihmë të kompjuterit dhe duke përdorur pyetësor gjysmë të strukturuar. ASHMAV realizon sondazhe të rregullta katër herë në vit për secilin tremujor veç e veç, dhe një herë në vit përgatit një raport vjetor për shikueshmërinë e televizionit në vend.

Ky tekst është përgatitur në kuadër të projektit “Оbservatori i reformave mediatike“, të cilin e realizon Fondacioni për internet dhe shoqëri “Metamorfozis“, me mbështetjen financiare të “Fondacionit “Shoqëri e hapur” – Maqedoni“. Përmbajtja e tekstit është përgjegjësi vetëm e autorëve dhe në asnjë mënyrë nuk i pasqyron pikëpamjet e Fondacionit “Shoqëri e hapur” – Maqedoni.

Teksti është prodhuar në kuadër të projektit “Opservatori i reformave në media” të cilin e zbaton Fondacioni për internet dhe shoqëri “Metamorfozis”, me mbështetje financiare nga “Fondacioni Shoqëri e Hapur – Maqedoni”.

Përmbajtja e tekstit është përgjegjësi e vetme e autorëve dhe në asnjë mënyrë nuk mund të merret se i pasqyron pikëpamjet e “Fondacioni Shoqëri e Hapur – Maqedoni”.

 

Tags

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close