Qeveria përgënjeshtroi pretendimet e Milloshoskit se Sofja ka dhënë propozim të ri për definimin e figurës së Goce Dellçevit

Qeveria e Maqedonisë së Veriut i ka hedhur poshtë pretendimet e deputetit, Antonio Milloshoski se Sofja ka dhënë propozime definimin e përkatësisë identitare të Goce Dellçevit, për të cilin duhet të pajtohen kryeministrat Zoran Zaev dhe Bojko Borisov. Qeveria këto informata të publikuara nga Milloshoski i ka quajtur spekulime, shkruan Portalb.mk.

“Një propozim i tillë nuk ekziston, as nuk ka qenë lëndë diskutimi, ndërsa pretendimi i publikuar i deputetit Milloshoski është spekulim i ashpër dhe vetëm i shkakton dëm procesit që e zhvillon komisioni i përbashkët maqedono-bullgar për çështjet e historisë dhe arsimore. Të gjitha diskutimet në lidhje me personalitetet dhe ngjarjet nga historia zhvillohen përmes komisionit të përbashkët multidisiplinar të ekspertëve për çështje të historisë dhe arsimit. Qeveria e Maqedonisë së Veriut e përkrahë punë e tyre dhe e përshëndet vendimin e përbashkët të anëtarëve të kenë takime më të shpeshta në të ardhmen”, thuhet në kumtesën e Qeverisë.

Deputeti i VMRO-DPMNE-së, Antonio Milloshoski ka shkruar sot në profilin e tij në Facebook se Sofja zyrtare ka bërë një propozim të ri në të cilin është paraqitur definimi për personalitetin e Goce Dellçevit dhe kjo do të diskutohet në takimin e ardhshëm të kryeministrave të dy vendeve. Madje, Milloshoski thotë se kjo është arsyeja se pse, kryeministri refuzon debat parlamentare dhe të liderëve rreth pozicioneve nacionale të Maqedonisë, para takimit zyrtar në Sofje.

“Burime diplomatike në MPJ kanë thënë se propozimi i fundit i Sofjes zyrtare është që kryeministrat Zaev dhe Borisov gjatë kohës së takimit të planifikuar më 11-të nëntor në Bullgari do të duhej të pajtohen në definimin për Goce-n si në vijim: “Goce Dellçev është maqedonas në kuptimin rajonal të fjalës, por në kuptimin e përkatësisë popullore-etnike Goce Dellçev është bullgar i lindur në zonën gjeografike Maqedonia”, ka shkruar Milloshoski.

Sipas tij, ky definicion më pas do të zbatohej edhe në personalitete të tjera historike si Dame Gruev, Gjorçe Petrov, Panko Brashnarov, Kiro Gligorov etj.

Gjuha dhe shumë çështje të tjera historike vlerësohen si pengesë bullgare në rrugëtimin eurointegrues të Maqedonisë së veriut. Më 15 dhe 16 tetor, anëtarët e Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë në Komisionin e përbashkët për çështjet e historisë dhe arsimit, edhe pas dy ditëve takim në Shkup, nuk arritën të gjejnë zgjidhje të përbashkët për disa çështje. Anëtari bullgar i komisionit, Angell Dimitrov, raportoi se në lidhje me gjuhën nuk është folur, ndërsa në fund u paralajmërua se sivjet do të ketë edhe një takim të Komisionit në Sofje.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button