Defekt i madh i rrjetit të ujësjellësit në Shkup: Gjysma e qytetit do të mbetet pa ujë

NP “Ujësjellësi dhe Kanalizimi” – Shkup, informon se si rezultat i defektit të madh në bulevardin “Koço Racin”, përballë “Pishinës Olimpike”, pjesë e madhe e shfrytëzuesve të qytetit të Shkupit do të kenë ndalesë të furnizimit me ujë dhe zvogëlim të presionit të ujit, njofton Portalb.mk.

“Bëhet fjalë për defekt të f500mm për sanimin e të cilit do të ketë nevojë që të mbyllet tubi f1400 mm, a me atë një pjesë e madhe e Qytetit të Shkupit do të ketë ndalesë me furnizim të ujit, gjejgësisht vendbanimet: Qendër, Aerodrom, Kisella Vodë, Lisiçe, Novo Lisiçe, Pripor, Sopishte, Rakotinci, Dobri Doll, Draçevë, Pinti, Moran dhe Studeniçan. Duke e pasur parasysh natyrën e defektit, i cili është i përmasave të mëdha, njoftojnë se NP “Ujësjellësi dhe Kanalizimi” në bashkëpunim me NP “Higjiena Komunale” ka siguruar cisterna me ujë teknik i cili do të qarkullojë në këto pjesë të qytetit. Për lokacionet e cisternave, qytetarët d o të duhet që të drejtohen deri te Qendra Informative Kujdestare në numrin e telefonit 023073010”, informojnë nga ndërmarrja.

Prej atje luten për durim dhe thirrin në mirëkuptim nga ana e qytetarëve në këto pjesë të qytetit të Shkupit.

“Njëkohësisht besojmë se ekipet e NP Ujësjellësi dhe Kanalizim – Shkup, pandaluar do të punojnë që sa më shpejtë të sanohet defekti dhe të normalizohet furnizimi me ujë”, thuhet në kumtesë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button