Poloni, stadiumi kombëtar i Varshavës do të shndërrohet në spital të përkohshëm për pacientët me Kovid-19

Qeveria polake solli vendim për hapjen e stadiumit Kombëtar të Varshavës në një spital të përkohshëm pasi vendi përballet me një rritje të shpejtë të numrit të të infektuarve nga korona virusi dhe një sistem të mbingarkuar të kujdesit shëndetësor, njofton Reuters, transmeton Portalb.mk.

Polonia regjistroi një numër rekord të infeksioneve dhe vdekjeve të reja nga covid-19 javën e kaluar, ndërsa spitalet raportuan një mungesë të stafit, pajisjeve dhe shtretërve.

“Kryeministri Morawiecki ka urdhëruar fillimin e përgatitjeve për spitalin e parë të përkohshëm, i cili do të vendoset brenda stadiumit kombëtar,” tha shefi i tij i kabinetit Michal Dvorczyk.

Spitali i përkohshëm do të ketë 500 shtretër për pacientët me Covid-19, të cilat do të vendosen në stadium, me mundësinë e dyfishimit të kapacitetit. Shtretërit e parë pritet të jenë në dispozicion këtë javë.

Qeveria polake mbylli palestrat dhe pishinat, kufizoi orët për punë të restoranteve dhe vendosi qëi shkollat ​​dhe fakultetet të vijojnë mësimin onljan.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button