Koalicioni “Margini”: Kërkojmë Kuvendi të zgjedh Avokat të Popullit, profesional dhe të pavarur

Mandati i dytë i Avokatit të Popullit, Ixhet Memeti, i përfundon në fund të vitit 2020. Në pëlqim me Ligjin për Avokat të Popullit, Kuvendi është organ kompetent që ngrejë procedurë për zgjedhje të Avokatit të i të Popullit përmes shpalljes së publikuar, më së voni tre muaj para përfundimit të mandatit të tanishëm. Në prag të zgjedhjes, Rrjeti për mbrojtje nga diskriminimi kërkon nga Kuvendi që për këtë funksion të rëndësishëm të zgjidhet person profesional dhe i pavarur, me qellim që të mundësohen reforma në punën e këtij funksioni, i cili me vite në të kaluarën nuk arriti të sigurojë mbrojtje efikase dhe të efektshme të drejtave të qytetarëve.

Koalicioni “Margini” në kumtesën e saj thotë se duke i marrë parasysh shkrimet në mediat gjatë periudhës së kaluar, me të cilat parti të ndryshme politike publikisht guxuan të paralajmërojnë se planifikojnë të emërojnë kandidatë partiak për Avokat të Popullit, apelojmë deri te të gjithë deputetët dhe partitë politike parlamentare të përmbahen nga negociatat partiake dhe të zbatojnë proces transparent, inkluziv dhe fer për zgjedhje të Avokatit të ardhshëm të Popullit.

“Edhe pse  Avokati i Popullit si institucion ekziston që prej para 20 viteve, akoma nuk arriti t’i plotësojë kriteret e caktuara ndërkombëtare për institucionet kombëtare për të drejtat e njeriut, siç janë Parimet e Parisit për statusin e institucioneve kombëtare për të drejtat e njeriut të OKB dhe Parimet për mbrojtje dhe promovimit të Avokatit të Popullit të Komisionit të Venecias. Të ekzistojë institucion të fuqishëm, të pavarur dhe jopartiak Avokat i Popullit është e rëndësishme  edhe për shkak të zbatimit të papenguar të parimit të sundimit të drejtës dhe për respektimin e të drejtave të njeriut si parakusht kryesor për avancimin e proceseve euro integruese. Agjencia për të drejtat themelore të Bashkimit Evropian rekomandon të sigurohet transparencë më e madhe gjatë proceseve të zgjedhjes dhe transparenca e tyre për numër më të madh të kandidateve dhe kandidatëve, si dhe përfshirja e Kuvendit, por edhe e aktorëve të pavarur në këtë proces. Po ashtu, Komisioni Evropian përsëri na përkujtoi se ka nevojë për emërimin e anëtarëve të trupave të pavarur mbi merita, me çka do të sigurohet kompetenca dhe integriteti i tyre. Kjo pa dyshim vlen edhe për Avokatin e ardhshëm të Popullit”, thuhet në kumtesën e Koalicionit “Margini”.

Si shoqatat e qytetarëve të cilat punojnë në avancimin e të drejtave të njeriut në vend dhe për mbrojtjen e tyre, përmes viteve vërejtëm mangësi në udhëheqjen me këtë institucion, nga ana e Avokatit të Popullit dhe mospërputhje në realizimin e mandatit të tij kushtetues, që si pasoja kishte:

  • transparencë e pamjaftueshme në punë;
  • raste të miratimit të rekomandimeve dhe mendimeve joadekuate në lëndët me të cilat nuk rekomandohet heqja e shkeljes të drejtave;
  • përcjellja jo e plotë e respektimit të rekomandimeve të cilat i kanë miratuar dhe mos ndërmarrja e veprimeve vijuese në rastet  kur institucioni nuk i respekton rekomandimet;
  • niveli i ulët i sensibilizimit dhe njohurive për të drejtat e njeriut të grupeve të margjinalizuara;
  • bashkëpunimi i pamjaftueshëm dhe bile refuzimi i bashkëpunimit me shoqatat e qytetarëve;
  • ndërmarrja e rrallë e masave me iniciativën e tij;
  • mungesë e aktiviteteve për promovimin e të drejtave të njeriut;
  • grumbullimi i pamjaftueshëm i të dhënave dhe zbatimi i rrallë i hulumtimeve rreth diskriminimit.

“Mendojmë se është e rëndësishme që të përkujtojmë se edhe në Raportin e Pribesë u përmend se Avokati i Popullit “heziton ta përdorë mandatin e tij të plotë, me siguri se bënë balancim mes asaj të mos e shqetësojë shumë garniturën në pushtet lidhur me raste të caktuara dhe aftësinë e tij të kryer hetime në raste më pak të politizuara… Avokati i Popullit nuk i qaset në mënyrë sistematike zbulimit të shkeljeve potenciale të drejtave të njeriut, edhe pse, përveç presionit të dukshëm politik (të drejtpërdrejtë pse indirekt), asgjë, teorikisht, nuk e pengon atë që të veprojë fuqishëm mbi zbulimet si roje e vërtetë mbikëqyrëse të rendit”, thuhet në reagim.

Me të gjitha këto mangësi, sipas “Margini” mund të sjellim përfundim se Avokati i Popullit e realizon mandatin e tij kushtetues në mënyrë të pamjaftueshme dhe jo konsekuente dhe nuk arrij që t’i mbrojë të drejtat e njeriut të qytetarëve. Për shkak të vullnetit të tij dhe mosbashkëpunimit të Avokatit të Popullit, kurrë nuk filloi as instituti “Ombudsman plus”, i cili duhej ta garantojë mbrojtjen më efikase të drejtave të njeriut. Të gjitha këto probleme nga puna e tij, në masë të madhe kanë të bëjnë me kapacitetet e dobëta të institucionit, të cilat dalin nga problemet me pavarësinë, por edhe nga mungesa e njohurive dhe shkathtësive të Avokatit të Popullit dhe të zëvendësve.

“Paralajmëruam se me zgjedhjen e kandidatit partiak për Avokat të Popullit, por duke e pasur parasysh edhe mandatin e gjatë prej 8 viteve, me mundësi për rizgjedhje,  përsëri nuk do të mundësohet zhvillimi i institucionit,  do të shpenzohen mjetet buxhetore në mënyrë të papërshtatshme për punën e tij dhe qytetarët do të vazhdojnë të privohen nga mbrojtja efikase dhe e efektshme e të drejtave të tyre. Parakusht kryesor për punën e Avokatit të Popullit është zgjedhja e kandidatit të pavarur dhe profesional, pasi që institucioni ka kompetenca që t’i mbrojë të drejtat e qytetarëve nga shkelja e tyre nga ana e organeve të administratës shtetërore. Po ashtu, lidhur me ngjarjet e fundit të cilat mediat i transmetuan për konfliktin mes Avokatit të Popullit dhe zëvendësve të tij , si përfaqësues të sektorit joqeveritar, i cili është watchdog i punës së institucioneve, i bëjmë thirrje institucioneve kompetente që t’i verifikojnë gjetjet e publikuara dhe nëse e konstatojnë të reagojnë në mënyrë adekuate. Ju bëjmë apel të gjitha partive politike parlamentare që ta kuptojnë dhe ta mbështesin përpjekjen për kandidat jopartiak, të mos e shohin këtë institucion edhe si një mundësi për punësime partiake, me çka do të tregojnë kujdes të vërtetë dhe jo vetëm deklarativ për të drejtat dhe liritë e njeriut të qytetarëve”, thuhet në reagim.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button