Stevanoviq – Ata do të fillojnë të besojnë në korona kur dikush afër tyre sëmuret

Kur ndonjë i afërm i juaji do të ketë nevojë për në spital, trajtim serioz, kur jeta e tyre do të jetë në rrezik, atëherë do të vijë besimi se ka kovid-19, thotë drejtoresha e Klinikës për sëmundje Infektive në Shkup, Dr. Milena Stevanoviq intervistë për Radio Evropa e Lirë

“Ka gjasa që numri i njerëzve të cilët do të kenë nevojë serioze për trajtim mjekësor-spitalor do të arrijë tek të gjithë, atëherë kur ndonjë i afërm i juaji do të ketë nevojë për në spital, trajtim serioz, kur jeta e tyre do të jetë në rrezik, atëherë do të vijë besimi Por është e tmerrshme nëse lejojmë që vërtet të fillojmë të humbasim betejën me kovid, nuk duhet të lejojmë që ngjarje të tilla drastike, personale dhe emocionale të jenë iluminimi, qartësimi i vetëdijes dhe arritje e informacionit, krejt ajo mund të jetë shumë më e lehte”, tha Stevanoviq.

E pyetur se, në cilin skenar, nga aspekti i sotëm, do ta vendosnit Maqedoninë, duke pasur parasysh rritjen e fundit të numrit të të infektuarve rishtas, ajo u përgjigj se, nëse vazhdojmë të sillemi kështu, skenar i zi nga çdo kategori nuk do të na ikë, duhet t’i kthehemi sjelljes dhe fjalës që të mos ndodhin këto skenarë të zinj. Dhe kjo, siç theksoi përsëritet kaq shumë herë në të gjitha nivelet e ndryshme, në drejtim të arritjes deri te të gjitha caqet e synuara të ndryshme për zbatimin e këtyre rekomandimeve dhe informacioneve.

Duke komentuar statistika e rritjes së të infektuarve, ku numri më i mashë është në grupmoshën prej 30 deri 39 vjeç, ajo tha:

“Është grupmosha më aktive. Lëviz më së shumti, e vë veten në rrezikun më të lartë, i kushton më pak vëmendje transmetimit të infeksionit. Ata mendojnë, jam i sigurt, se janë të pamposhtur dhe se për ta, edhe nëse marrin infeksionin, nuk mund të ketë pasoja të rënda. Por e kemi parë që nuk është kështu, të paktën jo te të gjithë”, deklaroi ajo.

Sa i përket largimit të një numri të madh të stafit të cilët po shkojnë në klinika dhe spitale private, ajo tha se një punonjës ka të drejtë të vendosë se ku do të punojë.

“Me siguri ka mundësi dhe opsione të ndryshme për këtë. Unë me të vërtetë nuk mund të them se sa është e mundur ose e pamundur ose çfarë duhej të ishte bërë më shumë. Pozicioni im është që një punonjës, kushdo qoftë ku është i punësuar, ka të drejtë të vendosë se ku do të punojë, atëherë më besoni mendimi im është që të gjithë duhet të respektojnë dhe të përdorin të drejtat që i janë dhënë, por sigurisht që edhe detyrimet janë të pashmangshme, duhet të kryhen si duhet. Ne duhet ta zhvillojmë shëndetësiën dhe ta avancojmë atë”, theksoi Stevanoviq.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button