Hulumtim: Vetëm 38% e komunave këtë vit u kanë dhanë llogari qytetarëve

Në vitin 2020, vetëm 38% e komunave u kanë dhënë llogari qytetarëve për aktivitetet e ndërmarra dhe të zbatuara në vitin 2019, tregon hulumtimi i ri nga Qendra për analiza ekonomike (QAE) me titull “Transparenca fiskale e komunave në Maqedoninë e Veriut”, transmeton Portalb.mk.

“Kjo nxjerr në pah vetëdije të ulët të komunave rreth përgjegjësisë së tyre për atë që kanë bërë në periudhën e kaluar. Komunat shpesh thirren në atë se raporti vjetor mbi punën e komunës është dëshmi e mjaftueshme për t’u dhënë llogari qytetarëve. Raportet vjetore janë të voluminoze dhe përmbajnë shumë informacione dhe qytetarët nuk e konsiderojnë atë kanal efikas të informimit”, thuhet në këtë studim.

QAE kanë zbuluar se komunat më të vogla praktikojnë raportimin përmes mbledhjes së qytetarëve dhe prezantimit të projekteve ose informimit përmes mediave lokale, i cili është gjithashtu një kanal i mirë për komunikimin me publikun. Shembuj të mirë për raportimin te qytetarët janë komunat e Lindjes (64% të komunave), Pellagonisë (56% të komunave) dhe rajonit të Vardarit (56% të komunave).

Hulumtimi tregoi se transparenca fiskale e komunave në RMV përgjithësisht është përmirësuar në vitin fiskal 2019-2020 krahasuar me vitet e kaluara fiskale (2014-2015, 2016-2017, 2017-2018).

“Sipas indeksit për dispozicion të dokumenteve buxhetore, në vitin fiskal 2019-2020, njësitë e vetëqeverisjes lokale Prilep dhe Qyteti i Shkupit kanë pikat maksimale të transparencës buxhetore. Ato janë dy njësitë e para të vetëqeverisjes lokale që janë plotësisht transparente për sa i përket transparencës fiskale në periudhën nga 2014-2020”, thonë nga QAE.

Edhe këtë vit, llogaria përfundimtare dhe buxheti i miratuar janë dokumentet buxhetore që janë më së shumti në dispozicion unë ueb faqet komunave.

“Përmirësimi i dispozicionit të dokumenteve buxhetore mund të shihet nga numri i dokumenteve që janë gjithnjë e më shumë në dispozicion përmes ueb-faqeve të komunave, dhe më pak përmes Kërkesës për informacione me karakter publik. Nga aspekti i rajoneve të planifikimit, ka përmirësim të transparencës buxhetore në nivel rajonal në të gjitha rajonet përveç në rajonin Juglindor ku ka rënie të indeksit mesatar rajonal të transparencës buxhetore, gjë që tregon se komunat në këtë rajon janë më pak të hapura për qytetarët. Komunat nga rajoni Lindor janë më transparentet në nivel rajonal krahasuar me rajonet e tjera”, thuhet në studim.

Kur bëhet fjalë për të vepruar në bazë të një kërkese për informacione me karakter publik, komunat përgjigjen relativisht dobët.

“Këtë vit, komunat më pak përgjigjen në krahasim me vitet e kaluara. 61 nga 81 NJVL kanë dërguar përgjigje, nga të cilat 16 prej tyre thyen afatin ligjor prej 20 ditësh për dorëzimin e përgjigjes. Gjegjësisht, edhe pse shumica e komunave janë përgjigjur, ata janë të detyruar të veprojnë në bazë të ndonjë kërkese që e kanë pranuar për informacione me karakter publik. Praktika me komunat në dhënies përgjigje nuk përfundon me dërgimin e një kërkese të vetme. Disa ditë para skadimit të afatit ligjor, kërkesa u dërgohet përsëri dhe menjëherë para skadimit të afatit, ata kontaktohen me telefon. Prandaj, vetëdijesimi i komunave për reagimin e tyre lëshohet në nivel të bartjes së obligimit për të vepruar nga një person në tjetrin, që është për shkak të menaxhimit të ulët dhe komunikimit në vetë komunat, e krejt këto çojnë në perceptimin për një komune jo transparente dhe të papërgjegjshme”, thonë na QAE.

Prandaj, ata theksojnë se hapja e komunave për përfshirjen e qytetarëve në krijimin e politikave lokale është e lidhur ngushtë me transparencën, e cila e shtojnë perceptimin që komunat e dëgjojnë zërin e qytetarëve.

“Në vitin fiskal 2019-2020, vetëm 33% e komunave kanë zhvilluar forum në të cilin do të përfshiheshin qytetarët. Komunat zakonisht zhvillojnë forume për përcaktimin e prioriteteve në buxhetet për vitin e ardhshëm, gjegjësisht ata zhvillojnë forume buxhetore për qytetarët. Nga ana tjetër, ka një numër të vogël komunash të cilat kanë si praktikë që përveç forumeve buxhetore të realizojnë forume për zhvillimin ekonomik lokal (ZHEL) ku qytetarët kanë mundësinë të shprehin ide dhe pikëpamje në lidhje me ekonominë në nivelin lokal. Shumica e komunave që kryejnë forume për përfshirjen e qytetarëve janë nga Verilindja (50%) dhe rajoni i Pellagonisë (44%). Si shembuj të mirë për përfshirjen e qytetarëve në forume për zhvillimin ekonomik lokal janë komunat Manastiri, Ilinden dhe Novo Selo”, thuhet në studim.

Në të, sfidat kryesore që duhet kapërcyer janë krijimi i mekanizmave dhe procedurave për organizim të rregullt të debateve publike dhe procesit të konsultimit para miratimit të buxhetit si dhe krijimi i mekanizmave për informim dhe përfshirje të qytetarëve në procesin e buxhetit.

Pastaj, publikimi i plotë dhe i hollësishëm i dokumenteve të buxhetit dhe raporteve për ekzekutimin e buxhetit, si dhe përgatitja e praktika e publikimit të rregullt të buxhetit civil si një botim që do të informojë qytetarët për planin e të ardhurave dhe shpenzimeve të buxhetit për vitin aktual.

QAE rekomandojnë konsultime dhe avancime të vazhdueshme të kapaciteteve të punonjësve në komuna për përgatitje dhe prezantim të e dokumenteve buxhetore dhe informacione e mirëmbajtje të ueb faqeve funksionale që do të jenë platforma për komunikim aktiv dhe informim të qytetarëve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button