Pekini paralajmëroi SHBA-në me arrestimin e shtetasve amerikanë në Kinë

Qeveria e Kinës paralajmëroi se shtetasit amerikanë në vend mund të arrestohen si kundërpërgjigje ndaj gjykimit të studentëve dhe hulumtuesve kinezë në SHBA, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas një artikulli të “The Wall Street Journal”, zyrtarët kinezë nëpërmjet shumë kanaleve kanë paralajmëruar disa herë zyrtarët e qeverisë amerikane lidhur me çështjen.

Në mesazhin e saj që i ka dërguar Washingtonit, Kina ka thënë se duhet të përfundojnë gjykimet në gjykatat amerikane për studentët dhe hulumtuesit kinezë, në të kundërtën mund të arrestohen për shkelje të ligjeve shtetasit ameirkanë në Kinë.

Gjithashtu në artikull tërhiqet vëmendja se Ambasada e Kinës në Washington nuk ka bërë ndonjë koment ndaj pyetjeve lidhur me këtë çështje.

Departamenti amerikan i Drejtësisë njoftoi se tre shtetas kinezë që aplikuan për vizë në muajin në korrik për të kryer hulumtime në institucionet akademike, u arrestuan me pretendimin se kanë fshehur lidhjen me Ushtrinë Popullore Çlirimtare të Kinës.

Në muajin shtator Departamenti i Drejtësisë me aryetimin e “arrestimit arbitrar” dhe “zbatimin e ligjeve lokale në mënyrë arbitrare” paralajmëroi shtetasit e saj që dëshironin të udhëtonin në Kinë dhe në Hong Kong.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button