Elizabeta e Dytë do ta abolojë vrasësin e dënuar i cili e ndali sulmin terrorist në urën e Londrës vitin e kaluar

Vrasësi i gjykuar që ndihmoi të ndalet sulmi terrorist në urën e Londrës në nëntor të vitit 2019 mund të dalë nga burgu 10 muaj para vuajtjes së plotë të dënimit, pas intervencës së mbretëreshës Elizabeta e Dytë.

Stiven Galant-it i është miratuar abolimi mbretëror, që është rast ekskluzivisht i rrallë kur bëhet fjalë për vrasës të dënuar. Vendimin final do ta sjellë komisioni për abolim, njofton Portalb.mk.

Galant (42) ka qenë i dënuar me 17 vite burg në vitin 2005 për vrasjen e ish zjarrfikësit Beri Xhekson në Hul. Ai duhej të marrë pjesë në ngjarje për rehabilitim të të burgosurve kur ka kundërshtuar Usman Kan, pasi ai filloi të therë njerëz në urë. Kan ka vrarë dy persona, përfshirë edhe Jack Merritt, i cili ka punuar me Galant në kursin e rehabilitimit.

Edhe djali 21 vjeçar i Jackson, deklaroi se pajtohet me lëshimin e parakohshëm nga burgu të Galant.

“Kam ndjenja të përziera, por ajo që ndodhi në urën e Londrës tregon se njerëzit mund të ndryshojnë”, deklaroi Jack Jackson.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button