Në Kopshtin Zoologjik vetëm me maska, sigurimi privat do t’i paralajmërojë vizitorët

Një agjenci private për sigurim do ta ndihmojë vullnetarisht Kopshtin Zoologjik në Shkup që të respektohen masat dhe rekomandimet për mbrojtje nga kovid-19. Nga kjo fundjavë persona të licencuar të punësuar në agjenci, ua tërheqin vëmendjen vizitorëve që hedhin ushqim te kafshët, si dhe ata të cilët nuk mbajnë maska gjatë shëtitjes dhe nuk mbajnë distancë nga vizitorët tjerë, raporton Portalb.mk.

Drejtori i Kopshtit Zoologjik, Gjorgji Galetanovski thotë se janë vendosur në këtë hap sepse numër i madh i qytetarëve pasi të hyjnë në kopsht i heqin maskat dhe nuk mbajnë distancë.

“Çdo ditë kemi numër rekord të të infektuarve me covid-19. Pasi që të gjithë vizitorët nuk u përmbahen rekomandimeve dhe kodit të sjelljes gjatë vizitës në Kopshtin Zoologjik, jemi vendosur që nëpër kopsht të patrullojë sigurim privat. Nëse edhe kjo masë nuk ndihmon, do ta mbyllim kopshtin. Unë si drejtor, nuk do të lejojë asnjë fëmijë, prind apo i punësuar të infektohet në Kopshtin Zoologjik”, deklaroi Galetanovski.

Prej disa ditësh banor i ri në Kopshtin Zoologjik është luanesha e bardhë Sonja, e cila ka arritur në Shkup nga Budapesti, së bashku me rasën më të vogël të majmunëve marmoset. Deri më tani, duhej të arrinin edhe pinguinët nga Italia, por për shkak të pandemisë me covid-19, transporti është prolonguar.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button