Shkaqet e vdekshmërisë së lartë nga Kovid-19 në Maqedoninë e Veriut

Sipas analizave të epidemiologëve, 23 % e pacientëve të hospitalizuar kanë vdekur në spital nga kovid-19. Nga Klinika për sëmundje infektive thonë se një përqindje e lartë e personave të cilët kanë vdekur në atë institucion kishin pas të paktën dy komorbiditete dhe në spital kanë ardhur më vonë se 10 ditë pas shfaqjes së simptomave, raporton REL, përcjell Portalb.mk.

Në javën e kaluar në vend 40 persona në spital humbën betejën me koronavirusin. Ata janë pjesë e gjithsej 815 pacientëve me Kovid-19 që kanë vdekur që nga fillimi i pandemisë. Nga vendet në rajon vetëm Bullgaria ka më shumë vdekje, ku pothuajse 4 mijë të tjerë janë regjistruar dhe gati 100 më shumë të vdekur, ndërsa ky vend është të paktën tre herë më i madh për nga popullsia e Maqedonisë. Situata është e ngjashme me Bosnjë e Hercegovinën ku janë regjistruar 955 vdekje, një vend që ka gati 10 mijë më shumë të infektuar me Kovid-19 nga Maqedonia. Greqia, për shembull, raportoi se që nga fillimi i epidemisë, sëmundja ka vrarë 645 njerëz nga 23 mijë të regjistruar, ndërsa në Serbi numri i përgjithshëm i raportuar në OBSH deri më tani është 764 dhe me numrin rekord në rajon prej 35 mijë të infektuar me koronavirus. Nga ana tjetër, Kosova ka regjistruar rreth 640 vdekje dhe gjithsej 16 mijë të infektuar, ndërsa Shqipëria, nga ana tjetër, ka raportuar në OBSH se 430 njerëz kanë vdekur nga Kovid-19, ndërsa kanë qenë të infektuar 16 mijë.

Autoritetet shëndetësore maqedonase theksojnë se fakti që vendi është pothuajse në krye për sa i përket vdekshmërisë në rajon është për shkak të qasjes së ndershme në regjistrimin e të gjithë atyre që kanë vdekur, e në të njëjtën kohë kanë qenë pozitiv për koronavirus. Mjekët amë besojnë se metodologjia, kur dikush që, për shembull, ka vdes nga sëmundja e veshkave, kurse ka qenë pozitiv në kovid-19, regjistrohet si viktimë e koronavirusit, krijon frikë dhe panik të madh tek qytetarët.

Pse kaq vdekshmëri e lartë nga Kovid 19?

Sipas analizave të epidemiologëve, 23 % e pacientëve të hospitalizuar kanë vdekur në spital nga kovid-19.

Drejtoresha e Klinikës për sëmundje infektive, Milena Stevanoviç, në një intervistë me Radio Evropa e Lirë, e cila do të botohet e plotë të dielën, thotë se te shkalla e vdekshmërisë duhet të merren parasysh shumë parametra. Higjiena jonë, kultura e të jetuarit e shëndetshëm, kontrolle të rregullta, diagnostikimi i sëmundjeve kronike, si dhe trajtimi serioz i këtyre sëmundjeve për të cilat mjekët që trajtojnë kovid-19 nuk i pranojnë gjithmonë informacionet e sakta me kohë,” tha ajo.

“Ne kishim pacientë për të cilët mendonim se ishin plotësisht të shëndetshëm, kështu që me përkeqësimin serioz të shëndetit të tyre për shkak të infeksionit të kovid, gërmimi, kërkimi, këmbëngulja jonë na sollën deri te informacionet se disa pacientë nuk ishin edhe aq të shëndoshë, përkatësisht ata kanë ditur por nuk u janë përkushtuar mundësisë për sëmundje kronike, kështu që ata nuk e kanë trajtuar, pastaj kanë qenë në ndonjë kontroll mjekësor, dhe më nuk e kanë përsëritur. Pra, ne nuk kemi ndonjë përkushtim të lartë për shëndetin tonë”, thotë Stevanoviq.

Përgjegjësia për sistemit shëndetësor edhe e qytetarëve

Në pyetjen nëse problemi mund të gjendet në kujdesin e pamjaftueshëm të shtetit për arsimin shëndetësor të popullatës, Stevanoviq tha se më së lehti është të fajësohet shteti për gjithçka që nuk është e mirë dhe kështu të gjendet justifikimi.

“Unë nuk e di se kë pritni të kujdeset për ju, nëse para gjitha nuk kujdeseni ju për veten, ndërsa që mund të fajësojmë dikë tjetër dhe se ajo është më e lehta, natyrisht që është më së lehti. “Besoj që nëse sistemet do të ishin më të mira, më të vazhdueshme, më të ndara dhe të lidhura plotësisht në mënyrë elektronike etj, sigurisht që do ta lehtësonte sistemin më të lehtë, por vërtetë që secili individ duhet të kujdeset për veten dhe përgjegjësia për shëndetin tonë është para gjithash e jona, thotë ajo.

Dr. Stevanoviq shtesë shton se problem shtesë është se një pjesë e mirë e pacientëve që kanë vdekur nga kovid-19 në Klinikën infektive janë lajmëruar shumë vonë.

“Tani kur e kemi këtë situatë me Kovid-19, është e papranueshme, të paktën për mua, të jeni sëmurë dhjetë ditë, të kem vështirësi serioze dhe të mos u shkoj ndërmend se mund të jetë Kovid-19. Edhe nëse nuk e dini që keni kovid, e mos të paraqiteni te mjeku. Ky është një moment jashtëzakonisht i rëndësishëm. Një përqindje tepër e lartë e vdekjeve në institucionin tonë, të cilët i analizuam, del se një numër i madh pacientësh kishin të paktën dy komorbiditete dhe kishin ardhur 10 ditë pas shfaqjes së simptomave. “Kjo gjendje është shumë e vështirë për t’u menaxhuar, trajtuar dhe rezultatet këtu janë me të vërtetë më të padëshiruara”, thotë Stevanoviq.

Statistikat për pacientët, të cilët kanë vdekur në Klinikën për sëmundje infektive tregojnë se të paktën 50 % e tyre janë paraqitur në Klinikë në ditën e shtatë nga fillimi i sëmundjes, 77 % e tyre në gjendje jashtëzakonisht të rëndë shëndetësore, ndërsa 13 % kanë ardhur në gjendje të rëndë dhe kritike kur sëmundja veçmë ishte zhvilluar mirë.

Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe shton se për sa i përket vdekshmërisë, shumica, gjegjësisht 85 % e të vdekurve kanë pas  sëmundje të tjera dhe se grupi më kritik dhe më i rrezikuar janë personat mbi 60 vjeç. Ai shton se ndër shkaqet e vdekshmërisë së lartë është ajo se ka pacientë që vijnë në spital vonë me parametra të dobët dhe menjëherë duhet të bashkohen me një aparat respirator.

A është ashtu?

Nga ana tjetër, kryetarja e shoqatës së mjekëve amë Lilija Çollakova-Dervishova nuk pajtohet me atë që e pohojnë autoritetet shëndetësore. Ajo është kategorike se qytetarët telefonojnë rregullisht te mjekët amë, se kjo, siç thotë, mund të shihet nga përdorimi i veglës “Termini im” dhe nuk beson se pacientët lajmërohen vonë në spital.

“Pacientët që vdesin në spital kanë një numër komorbiditetesh, për shembull kolegë të mi mjekë amë më informojnë se ai person i cili ka vdekur, ka vdekur në aparatet e dializës, ka pas sëmundje kronike, i kanë dështuar të veshkave, ndërsa për shkakun se ka qenë pozitiv në kovid, e kanë regjistruar se ka vdekur nga kovid, pastaj dikush ka pas goditje në tru ose sulm në zemër, ndërsa ata pacientë janë diagnostikuar gjithashtu me kovid. Unë mendoj se njerëzit dhe pacientët këto ditë janë tmerrësisht të frikësuar”, tha Çollakova-Dervishova.

Ajo shton se njerëzit nuk duhet të mbahen nën frikë.

Sipas analizës së fundit të Institutit për shëndet publik, i cili mbulon periudhën nga 5 deri më 11 tetor, janë raportuar 31 vdekje nga 15 qytete, një më shumë se javën e kaluar. Sa i përket moshës, 26 persona ishin mbi 60 vjeç dhe katër persona të moshës 50-59 vjeç. Vetëm një person është në grup moshën 40-49 vjeç. Komorbiditete janë regjistruar te 24 nga 31 vdekjet.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button