Dimitrov: Nuk është sekret që kemi sfidë me Bullgarinë, gjuha maqedonase gur në themelin e identitetit maqedonas

Nikolla Dimitrov, zv.kryeministri për çështje evropiane në Maqedoninë e Veriut, vlerësoi se anëtarësimi i RMV-së në Bashkimi Evropian është qëllimi kryesor që nga pavarësia e vendit, duke theksuar se për realizimin e saj duhet këmbëngulje, transmeton Portalb.mk.

“Ti vendosim vlerat bashkëkohore evropiane në përditshmërinë tonë dhe ato ti praktikojmë. Jo vetëm në fjalë por edhe në  vepra, me rezultate të dukshme për çdo qytetar që të njohë se po ndryshojmë, me ofertë për të ardhme për çdo person të ri”, deklaroi Dimitrov, sot në rastin e letrës së mandatit.

Ai premtoi se do të jep maksimumin që RMV-ja të bëhet demokraci evropiane. Ai theksoi se Metrologjinë e re negociuese, fondet IPA 3 dhe Planin ekonomik-investuese janë mundësi që duhet t’i shfrytëzojmë për përshpejtimin e përparimit, ndërsa gjuhën maqedonase e vlerësoi si një gurë në themelet e identitetit të popullit maqedonas.

“Në ndërtimin e identitetit evropian, shumëgjuhësia garanton barazi për të gjithë qytetarët e Bashkimit Evropian. Në përputhje me këtë politikë të barazisë gjuhësore edhe gjuha maqedonase do ta gëzoj statusin e barabartë edhe gjuhën zyrtare në Union, atëherë kur Maqedonia e Veriut do të jetë antare e plotë”, deklaroi Dimitrov.

Ai theksoi se përkundër sfidës me Bullgarinë, po përgatiten për mbajtjen e konferencës së përbashkët gjatë këtij viti.

“Gjithashtu nuk është sekret se kemi sfidë me fqinjët tanë, me Bullgarinë fqinje. Por, unë jam i bindur se të gjitha vendet anëtare janë të vetëdishëm, në veçanti fqinjët, se jemi para një zgjedhje të thjeshtë – ose do të kemi sukses të përbashkët ose do të kemi përmbysje të përbashkët, sepse mos suksesi nuk do të jetë vetëm maqedonas, por do të jetë edhe për imazhin evropian për Bullgarinë, por para se gjithash për vetë Evropën dhe vlerave të saja thelbësore. Ne përgatitemi për skenar të suksesshme dhe fitues”, deklaroi Dimitrov.

Gjuha, sikurse edhe shumë çështje të tjera historike vlerësohen si pengesë bullgare në rrugëtimin eurointegrues të Maqedonisë së veriut. Dje, Anëtarët e Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë në Komisionin e përbashkët për çështjet e historisë dhe arsimit, edhe pas dy ditëve takim në Shkup, akoma nuk kanë gjetur zgjidhje të përbashkët për disa çështje. Anëtari bullgar i komisionit, Angell Dimitrov, raportoi se në lidhje me gjuhën nuk është folur, ndërsa në fund u paralajmërua se sivjet do të ketë edhe një takim të Komisionit në Sofje.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button