U rikthyen kampionatet evropiane në futboll, derbi historik sonte në Serie A

Pas një pushimi të kampionateve, për shkak të ndeshjeve të kombëtareve, shumica e ekipeve evropiane kthehen në garat për kampionatet që tashmë kanë filluar.

Kampionati Italian Serie A, kthehet me derbin e qytetit Milan-Inter, i njohur si “Derby della Madonnina”. Në të dy ekipet pritet të ketë mungesa, për shkak të infektimeve me virusin korona.

Ndeshja do të fillojë në ora 18:00, në kuadër të javës së katërt të kampionatit. Java e katërt e kampionatit filloi sot me ndeshjen Napoli – Atalanta në mesditë.

Me ndeshjen Everton-Liverpool, që mbaroi me barazim 2-2, sot u rikthyen edhe ndeshjet e kampionatit anglez Premier Leaguen. Duke filluar prej ora 18:30 pritet të fillojë ndeshja City-Arsenal.

Sot gjithashtu kanë filluar edhe kampionatet tjera të futbollit evropian, si Bundesliga gjermane dhe La Liga spanjolle.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button