Dy shtete evropiane vendosën për orë policore dhe mbyllje të kafeneve

Rritja e numrit të të infektuarve me Kovid-19, ka detyruar autoritetet në shumë vende të marrin masa të tjera kufizuese me qëllim parandalimin e rritjes rapide të numrit të të infektuarve, transmeton Portalb.mk. Franca dhe Belgjika janë dy shtetet tjera që kanë fillur të shtojnë masat kufizuese, deri në shkallën e orës policore.

Kryeministri francez, Jean Castex, në fillim të muajit tetor mori vendim që Parisi t’i mbyllë kafenetë për dy javët e ardhshme, për shkak të koronavirusit, ndërsa restorantet do duhet të vendosin rregulla të reja sanitare, që të qëndrojnë të hapura. Belgjika prej dje ka vendosur që të mbyllen kafenetë dhe restorantet për katër javë.

Në Francë, prej sonte ora policore planifikohet të fillojë prej ora 21:00 për të mbaru të nesërmen në ora 06:00. Gjithashtu është rekomanduar që në shtëpi të mos mblidhen më shumë se gjashtë persona. Sikurse Franca, edhe Belgjika ka vendosur që të fillojë me orë policore prej të hënës, si një masë për parandalimin e virusit korona në javët e ardhshme.

Shumë vende evropiane janë duke regjistruar numra rekord të rasteve të reja me virus Kovid-19. Në Itali gjatë javës për 24 orët janë regjistruar 7332 raste të reja të të infektuarve me Kovid-19, ndërkohë në Poloni janë regjistruar 6 526 raste të reja.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button