RMV, Për tri javë 12 000 dënime në komunikacion, vetëm dje në Shkup janë shënuar 400 dënime

Toni Angellovski, zëdhënësi i Ministrisë së punëve të brendshme (MPB) në Maqedoninë e Veriut raportoi se gjatë këtyre tre javëve në vend janë shënuar 12 dënime në komunikacion, transmeton Portalb.mk.

“Dënohen gjithë kundërvajtjet në komunikacionit, sidomos ato që janë shkaktar për fatkeqësi në komunikacion me pasoja të rënda. Deri më tani në tre jave, prej kur filloi kontrollet e forcuara në komunikacion, janë shqiptuar rreth 12 mijë dënime, më së shumti për ngasje me shpejtësi mbi të lejuarën, vetura të paregjistruara, si dhe janë dënuar edhe ngasësit e veturave që nuk i respektojnë rregulltar”, deklaroi Angellovski.

MPB-ja raportoi se sot për një orë në Manastir janë shënuar 90 dënime.

“Në territorin e qytetit të Shkupit dje janë shqiptuar gjithsej 400 dënime, 65 prej të cilëve për tejkalim të shpejtësisë së lëvizjes”, raportojnë nga MPB-ja, duke sqaruar se dënimet tjera, duke përfshirë edhe 36 dënimet për mosmbajtje të maskës mbrojtëse.

Ndërkohë, MPB-ja në gjithë vendin për mospërdorim të maskës, ka dënuar gjithsej 541 qytetarë në 24 orët e fundit.

“Vetëm në territorin e komunës Gjorgje Petrov janë shqiptuar gjithsej 192 dënime, 28 prej të cilëve për shkak mungesës së lejes”, raportojnë nga MPB-ja.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button