RMV, Grupi i parë i Armatës është nisur për Kosovë në misionin e KFOR-it

Armata e Maqedonisë së Veriut, e shoqëruar në mënyrë solemne nga krerët shtetërorë, ka përcjellë kontingjentin e parë të saj për në Kosovë në misionin e KFOR-it, transmeton Portalb.mk. Kryeministri Zoran Zaev vlerësoi se pjesëmarrësit do të kryejnë me sukses detyrat në mision.

“Ky mision ka kuptim të veçantë, sepse Armata jonë përherë të parë drejtpërdrejtë kontribuon në misionin si anëtare e 30-të e lidhjes më të fortë ushtarake e të sigurisë në botë”, deklaroi Zaev sot në përcjelljen e grupit të parë.

Ai sqaroi se Armata e RMV-së edhe më herë ka marrë pjesë në misionin e KFOR-it përmes mbështetjes në sigurimin e logjistikës për NATO-s.

“Armata e RMV-së është sinonim dhe gardian i sovranitetit dhe shtetësisë maqedonase”, deklaroi Zaev, duke përkujtuar përkujtuar misionet e paqes ku ka marrë pjesë kjo Armatë.

“Së bashku jemi më të fortë”, deklaroi ndër të tjera Zaev, duke premtuar se RMV-ja do të vazhdojë të marrë pjesë në misionet e NATO-s. Ai gjithashtu premtoi rritje të buxhetit për mbrojtjen deri në 2% të BPV deri në vitin 2024.

Grupi prej 44 pjesëmarrësve të Armatës së Republikës së Maqedonisë së Veriut, oficerë shtabi dhe togë sigurie, do të marrin pjesë në komandën kryesore të misionit të KFOR-it në Kosovë dhe në komandën “Perëndimi”, njoftoi dje Shtabi general i Armatës.

“Armata e RMV-së, si anëtare e 30-të e NATO-s, për herë të parë drejtpërdrejtë do të marrë pjesë në misionin e KFOR-it, ndërsa deri më tani tërthorazi përmes sigurimit të mbështetjes logjistike për NATO, përmes qendrës kordinative për mbështetjen e organizatorit, i cili ka kryer koordinim me forcat e KFOR-it gjatë procedurave doganore dhe kufitare në transport, duke përfshirë edhe nevoja të tjera të KFOR-it në kuadër të logjistikës, sigurisë”, raportoi dje Shtabi i përgjithshëm.

Shtabi i përgjithshëm raportoi se para misionit, anëtarët e grupit kanë “kaluar nëpër procesin e nevojshëm të trajnimit, përgatitjes dhe selektimit, ku kanë ushtruar dhe trajnuar për të kryer detyrat që i presin gjatë kohës së misionit”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button