Trazira në Francë, vrasje të njëpasnjëshme, dyshohet për motive fetare

Në afërsi të Parisit, në orët e pasdites u raportua për dy vrasje të njëpasnjëshme. Raportohet se fillimisht është vrarë një mësues i historisë, ndërsa vrasësi pastaj është vrarë nga punonjësit policorë.

Për arsye se dyshohet se vrasja e mësuesit ka ndodhur për shkak se ai ka shfaqur një karikaturë të Profetit të myslimanëve në klasë, presidenti Emanuel Macron e vlerësoi si një “sulm terrorist islamik”.

“Një qytetar u vra sot sepse ishte mësues dhe sepse ai mësonte lirinë e shprehjes”, deklaroi Macron.

Vrasësi i mësuesit dyshohet se është një 18 vjeçar me origjinë çeçene.

Richard Ferrand, udhëheqësi i Asamblesë Kombëtare në Francë gjithashtu e vlerësoi sulmin si “sulm ndaj lirisë së shprehjes”, vrasjen e mësimdhënësit të historisë.

Në Francë, krahu i djathtë i përfaqësuar nga Marine Le Pen e Frontit Nacional, e ka vlerësuar si ‘luftë e Islamit” me Francën.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button