DAP-i për 15 ditë do të kthejë mbi 1 milionë euro te 204 088 qytetarët e Maqedonisë së Veriut

Drejtoria për të ardhura (hyra) publike (DAP) në Maqedoninë e Veriut ka raportuar në lidhje me rritjen e blerjes së produkteve vendore dhe shërbime tjera gjatë javës së kaluar përmes “Fundjavës pa TVSH”, në të cilën kontribuuan 204,088 qytetarë të vendit, transmeton Portalb.mk. Në krahasim me një javë më parë, vlerësohet se për 2.2 herë më shumë ka pasur rritje të qarkullimit.

“Më 10, 11 dhe 12 tetor të vitit 2020, gjithsej 204,088 qytetarë kanë blerë produkte e shërbime vendore, si dhe pajisje kompjuteri dhe llogaritë fiskale i kanë skanuar përmes aplikacionit TVSH-ja Ime”, raportojnë nga DAP.

DAP raporton se në “Fundjavën pa TVSH” është arritur qarkullim prej 558,176,715 denarëve, prej të cilave 66 853 929 denarë i kthehen qytetarit.

“DAP do të realizon kthimin e parave të qytetarët në llogarinë e tyre në afat prej 15 ditëve nga dita e fundit e skanimit të llogarive fiskale”, sqarojnë nga DAP.

Në këtë periudhë raportohet se ka pasur 3 herë më shumë skanim të llogarive fiskale dhe 9.5 herë më shumë qarkullim të produkteve maqedonase në krahasim me fundjavën e njëjtë të vitit të kaluar.

Ndryshe, Kryeministri Zoran Zaev kohë më parë tha se kjo masë duhet të mbulojë më shumë se 350.000 qytetarë, përdorues të aplikacionit “MojDDV” (TVSH-ja ime).

Gjatë fundjavës së zgjatur në 10-11-12 tetor, ata kanë pasur mundësi të blejnë produkte dhe shërbime vendase ose kompjuterë dhe pajisje të tjera TI me vlerë deri në 30,000 denarë. Qytetarët do të pranojnë rimbursim të plotë të TVSH-së, që e kanë paguar, brenda pak ditësh në llogaritë e tyre.

Me këtë masë u parashikua të bëhet xhiro prej 170 milionë euro, ndërsa rreth 17 milionë euro do t’u kthehen qytetarëve, nga rimbursimi i TVSH-së.

Qeveria kishte paralajmëruar qytetarët para blerjes, se një nga gjërat që duhet të dihet është se dyqani ku do të bëhet pazar, është dashur të ketë aparat fiskal, ku saktësisht përcaktohet se çka është produkt nga Maqedonia e çka është qarkullimi i produkteve nga jashtë.

Gjithashtu, për të marrë rimbursimin e plotë të TVSH-së, është dashur të skanojnë faturën fiskale menjëherë, përkatësisht vetëm në ato tre ditë derisa vlen fundjava pa TVSH, e jo më pas.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button