Lëvizja botërore për demokraci e shënoi Ditën botërore të rinisë për demokraci me një seri videosh

Lëvizja botërore për demokraci e shënon Ditën botërore të rinisë për demokraci, dhe siç thonë ata, ideja është që të veçohet një moment për të nxjerrë në pah arritjet e aktivistëve rinorë, si dhe që të njihen e pranohen aftësitë e tyre kur u jepet mundësia, raporton Meta, përcjell Portalb.mk.

“Këtë vit në mediat sociale po kërkojmë prej njerëzve dhe organizatave t’i përgjigjen pyetjes “Çfarë ndodh kur demokracia fuqizon të rinjtë?”, duke përdorur hashtagun #WYDD2020. Me këtë hashtag, do të keni mundësi të shikoni video, foto dhe ftesa për ngjarje të organizatave dhe aktivistëve individualë që planifikojnë të shënojnë rastin.

Gjithashtu sot, Lëvizja rinore botërore për demokraci do të mbajë një uebinar për të cilin do të debatohet në temën “Demokracia që i fuqizon të gjithë”. Për uebinarin mund të regjistroheni në këtë link.

Si pjesë e shënimit të këtij viti, Lëvizja botërore fillon me një seri videosh të sugjeruara, të xhiruara dhe të incizuara nga të rinj anëtarë të rrjetit. Videot përfshijnë edhe histori të aktivistëve nga e gjithë bota të cilët flasin për punën e tyre dhe shprehin pikëpamjet e tyre mbi kërcënimet me të cilat përballen institucionet demokratike në vendet e tyre.

Ndër ata që flasin në video janë: Makoi Popioko, një gazetar filipinas dhe bashkëpunëtor i ri i Hurford i cili do të shpjegojë sulmet ndaj lirisë së shtypit në Filipine. Tania Lopez, nga Kolumbia, e cila do të diskutojë se si të zvogëlohet pabarazia gjinore në Amerikën Latine dhe si teknologjitë digjitale mund të hapin mundësi për të rinjtë. Habitu Madudu, video producent në Tanzani, do të flasë për mënyrën se si videot që ai krijon me iniciativën Tanzania Bora, OJQ e drejtuar nga të rinjtë, duhet t’ju ndihmojë të rinjve të mendojnë më thellë për mediat me të cilat përballen dhe aktoren Xhesika Moti, këngëtare dhe valltare në Tanzani, e cila përpiqet të inkurajojë gratë në përgjithësi, por edhe të hyjnë në politikë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button