RMV, Banka Popullore ka dorëzuar padi penale ndaj pronarëve të bankës që falimentoi

Banka Popullore e Maqedonisë së Veriut raportoi se ka dorëzuar padi penale ndaj personave përgjegjës në bankën “Eurostandard”, e cila tashmë ka falimentuar, transmeton Portalb.mk.

“Në bazë të nenit 181 nga Ligji për bankat, e cila i jep normë veprës penale – Shkaktim I falimentimit të bankës, Banka Popullore deri të Prokuroria publike ka dorëzuar padi penale kundër personave përgjegjës në Sh.A. “Eurostandard banka”, Shkup-tash në falimentim”, raportojnë nga Banka.

Banka sqaroi se deri në Prokurori ka propozuar edhe masa në interes ë kreditorëve. Në lidhje me rastin, BP sqaroi se nuk mund të publikon informata tjera në lidhje me rastin.

Ndryshe, qytetarët që ishin anëtarë të bankës “Eurostandard”, kanë protestuar në muajin tetor para Kuvendit të Maqedonisë së Veriut duke kërkuar nga pushteti kompensimin e plotë të kursimeve nga pushteti.

Ndryshe, Banka popullore e Maqedonisë së Veriut më 26 gusht të këtij viti mori vendim për t’ia marrë licencën Bankës Eurostandard, sipas Ligjit për Bankat dhe hapi procedurë të falimentimit. Shpjegimi ishte se Banka Eurostandard nuk i plotësonte kushtet minimale të funksionimit, por që të gjitha depozitat, në 99.4% të depozituesve, do të paguhen brenda afateve ligjore, sipas kushteve të Fondit për sigurim të depozitave.

Sipas deklaratës së atëhershme të guvernatores Anita Bezhoska Angellovska, pjesa e aseteve bankare të Eurostandard Bank në totalin e aktiveve bankare të vendit ishte nga 1.3 në 1.7 % të depozitave dhe kredive totale.

Më 15 shtator, Fondi i sigurimit të depozitave filloi me pagimin e kompensimit të shumës së siguruar depozituesve të Bankës Eurostandard deri në shumën maksimale të përcaktuar ligjërisht prej 1.850.889 denarë.

Ndryshe, Qeveria e Maqedonisë së Veriut në muajin shtator në seancën e dytë e miratoi pëlqimin që ShA “Posta e Maqedonisë së Veriut” të fillojë bisedimet për bashkëpunim me një bankë tjetër, pas falimentimit të bankës “Eurostandard”. Qeveria në seancën qeveritare në muajin tetor e miratoi tekstin e ri të Ligjit për ndryshimin e Ligjit për Shërbimet Postare, duke njoftuar se po përgatitet terreni për shitjen e Postës së Maqedonisë, pasi ajo filloi të zhytej në humbje dhe u bë e qartë se nuk kishte asnjë shpëtim.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button