Pjesëtarë të Armatës së RMV-së nesër udhëtojnë për Kosovë për të marrë pjesë në misionin e KFOR-it

Grupi prej 44 pjesëmarrësve të Armatës së Republikës së Maqedonisë së Veriut, oficerë shtabi dhe togë sigurie, do të marrin pjesë në komandën kryesore të misionit të KFOR-it në Kosovë dhe në komandën “Perëndimi”, njoftoi Shtabi general i Armatës. Kontingjenti, i shoqëruar nga udhëheqësit shtetërore e ushtarake, nesër do të niset solemnisht nga kazerma “Ilinden”, në Shkup.

“Armata e RMV-së, si anëtare e 30-të e NATO-s, për herë të parë drejtpërdrejtë do të marrë pjesë në misionin e KFOR-it, ndërsa deri më tani tërthorazi përmes sigurimit të mbështetjes logjistike për NATO, përmes qendrës kordinative për mbështetjen e organizatorit, i cili ka kryer koordinim me forcat e KFOR-it gjatë procedurave doganore dhe kufitare në transport, duke përfshirë edhe nevoja të tjera të KFOR-it në kuadër të logjistikës, sigurisë”, raportoi Shtabi i përgjithshëm.

Shtabi i përgjithshëm raportoi se para misionit, anëtarët e grupit kanë “kaluar nëpër procesin e nevojshëm të trajnimit, përgatitjes dhe selektimit, ku kanë ushtruar dhe trajnuar për të kryer detyrat që i presin gjatë kohës së misionit”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button