Mariçiq: Synimi ynë është që masat restriktive të jenë minimale dhe vetëm kur kjo është e nevojshme për mbrojtjen e shëndetit

Ministri i Drejtësisë, Bojan Mariçiq deklaroi sot se do të mundohen që masat restriktive për mbrojtje nga korona virusi të jenë minimale dhe vetëm kur kjo është e nevojshme për mbrojtjen e shëndetit publik. Ai tha se, një ndër vendimet më të vështira të Qeverisë së kaluar, ka qenë shpallja e gjendjes së jashtëzakonshme dhe derogimi i të drejtave të njeriut të vërtetuara në Kushtetutë dhe Konventën Evropiane për të drejta të njeriut dhe vendosja e masave restriktive, transmeton Portalb.mk.

“Sfida kryesore në gjithë vendin në ballafaqimin me këtë pandemi është në mbrojtjen e shëndetit njerëzor, që shpesh nënkupton edhe vendosjen e masave restriktive. Synimi ynë është që masat restriktive të jenë minimale dhe vetëm kur ajo është e nevojshme për mbrojtjen e shëndetit publik. Sa më shumë që i përmbahemi masave dhe rekomandimeve të dhëna deri më tani, aq më shpejtë do ta tejkalojmë këtë krizë. Së bashku me shtetet e tjera edhe Maqedonia e Veriut bën përpjekje maksimale që të mbrojë shëndetin publik dhe balancon mes masave restriktive dhe pasojave socio-ekonomike. Megjithatë, udhëzuesi në vendimet për mbrojtjen e shëndetit njerëzor dhe vendimet për ballafaqim me pandeminë duhet të jetë treshja e shenjtë: sundimi i së drejtës, demokracia dhe të drejtat e njeriut”, potencoi Mariçiq.

Mariçiq, gjatë fjalimit të tij në forumin e shtatë rajonal për sundim të së drejtës në Evropën Juglindore, tha se përkrah asaj që virusi ka prekur shumë jetë njerëzish, korona ka ndikuar dukshëm edhe në vlerat themelore të vërtetuara në Konventën Evropiane për mbrojtje të të drejtave të njeriut dhe Kushtetutën e vendit.

“Të përballur me “të panjohure”, virusi korona ka imponuar nevojën e asaj që në numër të madh të shteteve të vendosen masa restriktive, të cilat para së gjithash kanë të bëjnë dhe i prekin të drejtat e njeriut. Maqedonia e Veriut nuk ishte një përjashtim dhe në periudhë të qeverisë teknike u përballëm me një ndër vendimet më të guximshme, ndërsa ajo ishte të shpallim gjendje të jashtëzakonshme për ballafaqim me pasojat shëndetësore dhe ekonomike të pandemisë”, deklaroi Mariçiq.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button