Osmani: Lëvizja me letërnjoftim mes vendeve të rajonit do të lehtësojë lëvizjen e mëtejshme të lirë të qytetarëve dhe mallrave (VIDEO)

Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, deklaroi se suksesi iniciativës për lëvizje me letërnjoftim mes vendeve të Ballkanit Perëndimor, do të lehtësojë ndjeshëm lëvizjen e mëtejshme të lirë të qytetarëve tanë dhe mallrave në të gjithë rajonin, si një qëllim kryesor i të ashtuquajturës “Connectivity Agenda”, transmeton Portalb.mk.

Ai duke folur sot në takimin e ministrave të brendshëm të vendeve pjesëmarrëse në Procesin e Berlinit, tha se kjo iniciativë, në mënyrë përkatëse nënkupton përforcimin e shkëmbimit ekonomik, potencial më të madh për biznes, krijimin e mundësive për shkëmbim më të madh edhe në turizëm.

“Ne po hapim rrugën për pjesën e dytë të presidencës së përbashkët me Procesin e Berlinit, të cilën po e menaxhojmë së bashku me partnerët tanë nga Republika e Bullgarisë. Gjatë këtij muaji dhe muajit tjetër, kemi një Agjendë intensive dhe të ngjeshur, një sërë takimesh ministrore dhe sesione pune, të cilat synojnë të kulmojnë në Samitin dy-ditor në Sofje më 10 nëntor, kur shpresoj se së bashku do të proklamojmë progresin dhe suksesin e arritur në bashkëpunimin rajonal” , theksoi Osmani, duke shtuar iniciativat e shumta që do të hapen në këtë takim, me ç’rast theks të veçantë  vendosi në iniciativën për Marrëveshje Rajonale të udhëtimit të lirë me letërnjoftime”, deklaroi Osmani.

Ministri i nënvizoi edhe qëllimet e Procesit të Berlinit, duke e theksuar bashkëpunimin rajonal, lidhshmërinë infrastrukturore dhe krijimin e tregut të përbashkët, si themele të zhvillimit ekonomik dhe përgatitjen e rajonit për qasje drejt tregut të përbashkët evropian.

“Rajoni po ndryshon edhe atë sipas nevojave tona të brendshme dhe rajonale për ndërlidhje më të madhe të ndërsjellë, për shkëmbim më të madh kulturor, ekonomik dhe shoqëror, prej çka përfitim do të kenë qytetarët tanë, por ta ndryshojmë atë edhe sipas parimeve, standardeve dhe natyrisht vlerave evropiane, sepse rajoni ka nevojë për evropianizim përgjatë të gjitha linjave të veprimit shoqëror, sepse ky rajon është pjesë e Evropës dhe së shpejti duhet të jetë pjesë e Bashkimit Evropian “, tha Osmani.

Takimi i ministrave të brendshëm mbahet në temë “Siguria nacionale, ndërkufitare dhe njerëzore në kohë pandemie: strategji, koordinim dhe sinergji midis BE-së dhe Ballkanit Perëndimor”, në organizim të Ministrisë së Brendshme të Republikës së Maqedonisë së Veriut, dhe ky është takimi i  parë në një seri takimet ministrore të ndoshta iniciativës më të rëndësishme rajonale – Procesi i Berlinit, një iniciativë e cila ka ndikim të madh në perspektivën evropiane të gjithë rajonit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button