U krijua platforma “Web4Jobs” për të lidhur të rinjtë e papunë nga Ballkani

Për të mundësuar lidhje mes të rinjve të papunë nga rajoni i Ballkanit Perëndimor dhe për të siguruar mundësi punësimi, arsimimi, trajnimi, lëvizshmërie dhe për sipërmarrësi për hyrje të suksesshme në tregun e punës, disa organizata ballkanike të shoqërisë civile, përfshirë Këshillin rinor nacional të Maqedonisë ( KRNM) e krijoi onlajn platformën Web4Jobs, shkruan Meta.mk, transmeton Portalb.mk.

“Me këtë platformë synojmë të sigurojmë më shumë mundësi për të rinjtë, jo vetëm në nivel kombëtar, por edhe në nivel të Ballkanit Perëndimor, e njëkohësisht të adresojmë çështjen  e papunësisë së të rinjve dhe të promovojmë lëvizshmërinë e të rinjve midis vendeve në rajon”,  tha për “Meta.mk” Filip Kullakov nga Këshilli rinor nacional i Maqedonisë (KRNM).

Platforma përbëhet nga pesë kategori kryesore: mundësitë për trajnime, edukimi, aftësi për të kërkuar punë, këshillimi për karrierë dhe vetëpunësimi.

Ajo synon të integrojë dhe promovojë lëvizshmërinë e të rinjve në rajonin e Maqedonisë së Veriut, Shqipërisë, Kosovës, Serbisë, Malit të Zi dhe Bosnjë e Hercegovinës, si dhe sigurim të shërbimeve elektronike.

Kullakov thotë se meqenëse kriza me Kovid është ende duke vazhduar, të rinjtë janë një kategori veçanërisht e ndjeshme e qytetarëve, sepse shumë prej tyre punojnë me kontrata pune me kohë të caktuar ose kontrata për honorar, kurse shumë janë të punësuar në sektorin e turizmit dhe hotelerisë, të cilat u prekën veçanërisht nga pandemia.

Si përgjigje ndaj efekteve negative të pandemisë, KRNM së bashku me një grup organizatash të shoqërisë civile përgatitën një dokument me një seri rekomandimesh për tejkalimin e implikimeve të krizës, të kategorizuara sipas fushave tematike, përfshirë edhe papunësinë e të rinjve.

“Ne propozojmë zbatim të politikës së Garancisë për të rinjtë në nivel kombëtar në mënyrë që të kualifikim plotësues dhe rikualifikim të të rinjve në mënyrë që të lehtësojmë punësimin e tyre, të sigurojmë mbrojtje për punëtorët, të cilët janë kategoria më e pasigurt e punëtorëve dhe që pothuajse nuk kanë sigurime shoqërore dhe shëndetësore. Gjithashtu, themelim të këshillimit dhe mbështetjes në internet ose telefonik për karrierë për të rinjtë e udhëhequr nga këshilltarë të licencuar për karrierë, psikologë dhe mentorë kolegë për të rinjtë që aktualisht janë duke përfunduar arsimin e tyre dhe duhet të përfshihen në tregun e punës, të rinjtë që kanë nevojë për punësim dhe të rinjtë që de kanë humbur punën për shkak të krizës. “Si dhe mbrojtja e punëtorëve të rinj nga abuzimet e të drejtave të punës, orët e punës, kontributet, etj.”, thekson Kullakov.

Platforma Web4Jobs është pjesë e projektit WeB4YES – Western Balkan Civil Society for Youth Employment Support (Shoqëria civile e Ballkanit Perëndimor për mbështetje të punësimit të të rinjve) që  zbatohet nga Shkolla e hapur e Beogradit në partneritet me Këshillin rinor naciona të MaedonisëADP-ZidBeyond Barriers – Pertej BarrieraveInstituti për zhvillim të rë rinjve- KULTQendra ndërkombëtare Olof Palme – Ballkan dhe Lens.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button