A është dhimbja e fytit simptomë tipike e COVID-19?

Simptomat e sëmundjes mund të jenë të ndryshme, por a është dhimbja e fytit njëra prej tyre?

Mundet, por është vetëm një nga simptomat që mund të zhvillohet si rezultat i infeksionit. Disa simptoma, megjithatë, janë shumë më të zakonshme, shkruan Panacea.mk.

A është dhimbja e fytit simptomë e zakonshme e infeksionit?

Sipas shkrimeve, simptomat që ndodhin mund të ndryshojnë nga personi në person, ndërsa dhimbja e fytit është njëra prej tyre. Deri më sot, nuk dihet se në çfarë radhe ndodh kjo simptomë pas infektimit me SARS-CoV-2, ndërsa dihet që në sëmundje të tjera respiratore është një nga simptomat e para sepse virusi hynë në trup përmes hundës ose fytit.

Sigurisht bëhet fjalë për simptomën e zakonshme të sëmundjes COVID-19, ndërsa një studim i kryer me kërkesë të Organizatës Botërore të Shëndetësisë në Kinë zbuloi se vetëm 13.9 përqind e 55,000 pacientëve të infektuar raportuan dhimbjet e fytit si simptomë. Dy studime të tjera gjetën të dhëna të ngjashme.

Cilat janë simptomat tjera dhe shenjat paralajmëruese?

Sipas ekspertëve të OBSH-së, simptomat e zakonshme të COVID-19 janë:

  • Temperatura
  • Kollitja
  • Lodhja

Me dhimbjet e fytit, rrallë herë shfaqen edhe simptomat e tilla si:

  • Gulçim
  • Dhimbje koke
  • Dhimbje në trup
  • Ethe
  • Rrjedhje hunde
  • Probleme të tretjes
  • Humbja e ndjenjës së nuhatjes dhe shijes

E rëndësishme është të mbani në mend se ky virus dhe sëmundje është akoma duke u studiuar, ndërsa kjo është arsyeja pse simptomat mund të ndryshojnë dhe të zbulohen të reja.

Covid-19, ftohje ose grip?

Nëse keni dhimbje të fytit dhe simptoma të tjera të sëmundjes respiratore, si ta kuptoni se çfarë po ndodh? Është e thjeshtë – bëni testin për COVID-19. Ekzistojnë edhe faktorë të tjerë që mund të zbulojnë se për cilën sëmundje bëhet fjalë.

Covid-19: Simptomat zhvillohen gradualisht, ndërsa më të zakonshmet janë ethet, kolla dhe lodhja. Simptoma të tjera janë më pak të zakonshme.

Ftohja: Simptomat gjithashtu zhvillohen gradualisht, ndërsa simptomat e hershme janë dhimbja e fytit dhe rrjedhja e hundës. Temperatura mund të shfaqet, por shumë rrallë.

Gripi: Simptomat janë të menjëhershme, por shumë të ngjashme me sëmundjen COVID-19. Sidoqoftë, ato të zakonshmet janë ethet, dhimbja e kokës, dhimbjet e trupit, ato që janë të rralla me infeksionin e ri të koronavirusit.

Si të veproni nëse keni simptoma shqetësuese 

Nëse mendoni se keni COVID-19, ndiqni këto hapa:

  • Qëndroni në shtëpi. Dilni vetëm nëse keni nevojë për ndihmë mjekësore. Qëndroni larg të tjerëve sa më shumë që të jetë e mundur.
  • Kontaktoni mjekun: Tregoni atij simptomat tuaja dhe ai do t’ju japë informacion se si të kujdeseni për veten derisa jeni i sëmurë dhe t’ju referojë për testim.
  • Ndiqni simptomat: Shumica e njerëzve mund të shërohen në shtëpi, por gjithsesi 1 deri në 5 persona zhvillojnë simptoma të rënda. Nëse simptomat përkeqësohen, kontaktoni  menjëherë mjekun.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button