Prokuroria ngriti dy padi penale për platformat ilegale në Matkë

Ndërtimi i platformave ilegale në Matkë do të ketë epilog gjyqësor. Prokuroria Themelore Publike ka dorëzuar propozim për akuzë ndaj dy personave për veprën penale – Uzurpim i patundshmërive, sipas nenit 225 paragrafi 1 nga Kodi Penal. Ata akuzohen se kanë uzurpuar lokacion të shpallur si monument natyror në Matkë, njofton Portalb.mk.

“I akuzuari i parë, 39 vjeçar banor i Gllumovës, si tregtar individual i cili kryen veprimtarin për transport ujor të udhëtarëve, në një datë të pavërtetuar saktësisht me qëllim ka uzurpuar patundshmëri të huaj që është e shpallur si monument natyror. Ndryshe, në parcelën e kadastrës në bregun e liqenit të Matkës ka vendosur platformë prej druri me sipërfaqe prej 120 m2 me konstruksion metalik, mbi të cilën ka ndërtuar objekt prej tullave dhe drurit me sipërfaqe prej 49m2”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

I akuzuari i dytë, 25 vjeçar nga fshati Gllumovë, në 5 parcela të kadastrës po ashtu në bregun e liqenit, ka vendosur platformë prej druri me konstruksion metalik në sipërfaqe prej 189,54 m2, në të cilët ka ndërtuar objekt të përkohshëm me sipërfaqe prej 187 m2.

Kujtojmë se, platformat ilegale në Matkë nuk janë rrënuar akoma. Ndërkohë, lundrimi me barka me motor, në liqenin e kanjonit  të Matkës është rreptësisht i ndaluar, dhe Vendimi për shpalljen e Matkës një monument natyror, është vendim që në vitin 1994 e ka miratuar kuvendi i atëhershëm i qytetit të Shkupit, me të cilin është përcaktuar që në kanjon mund të lëvizin vetëm mjete lundruese me energji elektrike.

Komisioni për Parandalimin e Korrupsionit, i ka dorëzuar padi Prokurorisë Publike kundër kryetarit të Komunës së Sarajit, Blerim Bexheti, për keqpërdorim të pozitës zyrtare nga neni 353 paragrafi 1 dhe punë të papërgjegjshme të detyrës sipas nenit 353 paragrafi 1 nga Kodi Penal.

Në këtë lëndë Antikorrupsioni ka punuar disa muaj dhe në bazë të dokumenteve të marra nga institucionet kompetente dhe nga Komuna ka ardhur në përfundim se kryetari i Komunës, edhe pse ka pasur kompetenca ligjore, nuk e ka refuzuar kërkesën për legalizim të ndërtimit pa leje e cila është bërë në zonën e mbrojtur.

Sipas nenit 22 nga Ligji për Vetëqeverisje Lokale, të cilin e ka cituar kryetarja e Antikorrupsionit, Biljana Ivanoska, kryetari është i oblgiuar që të miratojë vendime për konteste administrative, të kujdeset për mjedisin jetësor, që në këtë rast nuk është bërë. Për lëndën në Komunë ka vendosur personi i cili nuk ka pasur as njohuri, as kompetenca.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button