Dita e dytë e takimit të Komisionit maqedono-bullgar, Radev: Nuk mund të bëhen kompromise me historinë dhe gjuhën

Duhet të gjendet zgjidhje politike, por nuk mund të bëhen kompromise me historinë dhe gjuhën apo me kërkesat për pakicat nacionale, deklaroi presidenti bullgar Rumen Radev në lidhje me kontestin mes Sofjes dhe Shkupit dhe pritjet nga takimi i komisionit për çështje të historisë, shkruan Portalb.mk.

“Anëtarët e komisionit bullgaro-maqedonas janë profesionist, ata si edhe deri më tani, do ta kërkojnë dhe mbrojnë të vërtetën historike dhe interesin nacional bullgar. Porosia ime deri tek ata është se politikanët nuk mund të abdikojnë nga ky proces i rëndësishëm për Bullgarinë dhe për Maqedoninë dhe BE-në. Është koha që të gjendet zgjidhje politike që do t’i vërtetojë të gjitha parimet e respektimit të historisë dhe fqinjësisë së mirë dhe respektim të identitetit dhe gjuhës sonë”, tha Radev.

Ajo sipas tij, fillimisht është përgjegjësi e vendit – kandidat për anëtarësim në BE.

“Çdoherë ka hapësirë për kompromise, por ato nuk mund të bëhen me histori, identitet dhe gjuhë, apo me kërkesë për pakicat nacionale”, theksoi Radev.

Ndërkohë, sot është dita e dytë e takimt në Shkup të komisionit të përbashkët për çështjet e historisë dhe arsimit mes Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut, , në përpjekje për të gjetur zgjidhje për kontestet historike mes dy vendeve, pas së cilit pritet të ketë deklarata për mediat.

Në këto takime do të bisedohet edhe për harmonizimin e librave të historisë për nxënësit e klasës së shtatë, për shkak se për këto të fundit kishte mosmarrëveshje mes palëve.

Në takimet e realizuara më herët, palët kanë arritur marrëveshje për disa çështje dhe një pjesë të figurave historike:

  • Shën Cirili dhe Metodi– Në bazë të Marrëveshjes për Miqësi, Fqinjësi të mirë dhe Bashkëpunim dhe të raportit Komisionit të Përbashkët Multidisiplinar të ekspertëve për çështje të historisë dhe arsimit, Qeveria e Maqedonisë së Veriut vitin e kaluar ka pranuar sugjerimin për festim të përbashkët me Bullgarinë të Shën Cirilit dhe Metodit.
  • Shën Klimenti– Ka pajtueshmëri nga të dyja palët për festim të përbashkët të iluministit sllav dhe njërit ndër nxënësit më të theksuar të Cirilit dhe Metodit, themelues i Shkollës Letrare të Ohrit.
  • Shën Naumi i Ohrit – Komisioni i përbashkët ka arritur pajtueshmëri për festim të përbashkët të Shën Naumit – njëri ndër themeluesit e alfabetit slloven, që konsiderohet si nxënësi më i ri i Cilirit dhe Metodit, pjesëmarrës në misionin e Moravës.
  • Mbreti Samuel– Parashihet edhe festim i përbashkët i mbretit Samuel, sundimtar mesjetar në territorin e Gadishullit Ballkanik.
  • Grigor Prliçev– Në komisionin e përbashkët është biseduar edhe për festim të përbashkët të shkrimtarit të shquar, të lindur në Ohër dhe autor i poemës së njohur “Serdarot”.

Komisioni i përbashkët për dy vite, pas arritjes së Marrëveshjes për Fqinjësi të Mirë, kanë arritur përparim të caktuar për periudhën antike dhe mesjetën, por jo edhe rreth çështjes së Goce Dellçevit.

Dy palët kanë pranuar se më e mundimshme do të jetë shqyrtimi i periudhës rreth ngjarjeve dhe figurave të shek. 19 dhe fillimi i shek. 20, periudha e paraqitjes së lëvizjeve kulturore, shpirtërore dhe politike në territorin e Maqedonisë së Veriut, ku ka dallime serioze midis historive të dy vendeve.  Njëra ndër temat më të vështira është qasja ndaj figurës dhe veprës së Goce Dellçevit.

Nga ana tjetër, Komisioni për Arsim dhe Shkencë në parlamentin bullgar, sipas paralajmërimeve, sot do të mbaj seancë publike për propozimin që 24 maji të riemërohet nga Dita e alfabetit slloven në Dita e alfabetit bullgar. Amendamenti për ligjin e raporteve të punës është dorëzuar nga një grup deputetësh dhe veç më është miratuar në lexim të parë.

Kujtojmë se, Sofja zyrtare ka paralajmëruar Maqedoninë e Veriut se mund të pengojë proceset e integrimit të vendit në BE, nëse nuk zgjidhet kontestet historike mes dy vendeve. Në një dokument gjashtë faqe, me arsyetime të gjata historike për “ideologji shtetërore antibullgare” në Maqedoninë e Veriut, Bullgaria u dërgoi memorandum sqarues vendeve anëtare të BE-së në prag të vendimit për fillimin e negociatave me Unionin. Sofja zyrtare kërkon mbështetje prej tyre për pozitën e vet lidhur me identitetin dhe gjuhën maqedonase, si dhe ë kuadër të kornizës negociuese mes Maqedonisë së Veriut dhe BE-së, të futet edhe Marrëveshja për fqinjësi të mirë, që dy shtetet e nënshkruan në vitin 2017.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button