Zëvendëskryeministri Nikollovski do të kërkojë shkarkimin e drejtoreshës Dimova

Zëvendëskryeministri për luftë kundër korrupsionit dhe krimit, Lupço Nikollovski mbrëmë paralajmëroi se do të kërkojë shkarkimin e drejtoreshës së Agjencisë Nacionale për Programe Arsimore Evropiane, Lidija Dimova, pas raportimeve të mediave për keqpërdorimeve të mjeteve, shkruan Portalb.mk.

“Drejtoresha Lidija Dimova vlerëson se nuk duhet të jep dorëheqje, por unë kam qëndrim të kundërt. Në seancën e ardhshme do të kërkojë dorëheqjen dhe shkarkimin e drejtoreshës së Agjencisë Nacionale për Programe Arsimore Evropiane”, tha Nikollovski.

Ai sqaroi se shteti është në fazë të negociatave me BE-në, kur edhe hapen të gjitha fondet dhe ligji duhet të vlejë për të gjithë, pasi askush nuk është i paprekshëm.

“Kuptohet se ekziston prezumimi i pafajësisë, por kodi etik për të cilin jam i obliguar ta zbatoj dhe me të cilin janë të përfshirë të gjithë anëtarët e Qeverisë dhe funksionarët e zgjedhur, parasheh edhe sanksione, si dhe mbajtjen e përgjegjësisë politike dhe morale. Me këtë shkarkim, dëshirojmë të dërgojmë porosi te të gjithë se me të vërtetë jemi të gatshëm të luftojmë kundër korrupsioni, se nuk kemi standarde të dyfishta, kemi marrë nder dhe përgjegjësi të madhe nga qytetarët, të cilën duhet ta arsyetojmë”, shtoi Nikollovski.

Ditëve të fundit media të ndryshme kanë raportuar për keqpërdorime të mëdha të fondeve evropiane të dedikuara për arsim dhe edukim.Drejtoresha e Agjencisë Nacionale për Programe Arsimore Evropiane, Lidija Dimova ngarkohet me akuza në opinion për keqpërdorimin e qindra mijëra eurove në emër të granteve për stërvitje të gomarëve, kuajve dhe parukerisë. Dimova ka mohuar akuzat për përfshirjen e saj në keqpërdorimet e fondeve evropiane të dedikuara për programin Erasmus + dhe tha se nuk e ka ndërmend të jep dorëheqje nga pozicionit i saj deri sa të zbardhet mashtrimi me 2.2 mln eurot, për të cilat ajo pretendon se i ka keqpërdorur udhëheqësia e kaluar.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button