U prolongua seanca gjyqësore për “27 prillin”, Veljanovski dhe Ristovski janë në vet izolim

Seanca gjyqësore për organizatorët e dhunës së Kuvend më 17 prill 2017 është prolonguar për më 28 tetor, për shkak të mungesës së të akuzuarit Spiro Ristovski, i cili është në vet izolim për shkak të korona virusit, Portalb.mk.

Avokati i Ristovski i ka dorëzuar gjykatës njoftim se i akuzuari do të jetë në vet izolim deri më 27 tetor.

I akuzuari i parë, Trajko Veljanoski po ashtu ka vendim për vet izolim deri më 22 tetor.

Në seancën e sotme duhej të dëshmonin më një grup i ri i deputetëve të përbërjes së kaluar parlamentare, mes të cilëve edhe Vllatko Gjorçev, Antonio Milloshoski, Dafina Stojanoska dhe Liljana Zaturocka, të propozuar nga mbrojtja e ish kryetarit të Kuvendit, Trajko Veljanoski.

Rasti ndodhet në procedurën e dëshmive dhe e udhëheq gjykatësi Ilija Trpkov, ndërsa përfaqësuese e aktakuzës është Vilma Ruskovsla.

Përpos Veljanovskit, të akuzuar janë edhe ish ministrat Mile Janakievski dhe Spiro Ristovski dhe ish drejtori i DSK-së, Vladimir Atanasovski.

Të gjithë akuzohen për kërcënim terrorist të rendit kushtetues dhe sigurisë. Sipas aktakuzës, pas negociatave të pasuksesshme për formim të Qeverisë nga ana e VMRO-DPMNE-së, pas zgjedhjeve në dhjetor të vitit 2016, ata kanë përgatitur plan me qëllim që të cenojnë rendin kushtetues dhe sigurinë e vendit dhe të pengojnë pranim dorëzimin e pushtetit.

Në hetimin e Prokurorisë për ndjekje të krimit të organizuar dhe korrupsionit, të dyshuar edhe ish kryeministri Nikolla Gruevski dhe ish agjenti Nikolla Boshkoski, por procedura për to është ndërprerë derisa të jenë të qasshëm për organet e vendit, duke pasur parasysh se njëri është arratisur në Hungari dhe tjetri në Greqi.

LEXO: Dihet kush i ka hapur dyert e Kuvendit më 27 prill dhe 4 organizatorët që urdhëruan, tha Ruskovska
LEXO: U anulua gjykimi për organizatorët e 27 Prillit: Mbrojtja kërkoi t’i shohë provat
LEXO: Dy vjet nga 27-prilli i 2017-s në Kuvendin e RMV-së: Gruevski azilant në Hungari, deputetë të amnistuar (VIDEO)
LEXO: Rasti i 27 prillit

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button