Komisioni për Sëmundje Infektive ka mundësi të propozojë ndalim të të gjitha ngjarjeve dhe orari punës të jetë deri në 23:00

Kufizimi i numrit të personave në transportin publik deri në 50%, ndalim i tërësishëm për çdo lloj ngjarje dhe orari i punës i të gjitha objekteve ekonomike të jetë deri në 23, janë një pjesë e masave që Komisioni për Sëmundje Infektive mund t’i propozojë Qeverisë të hënën, nëse trendi i rritjes së rasteve të reja me Covid 19 vazhdon gjatë fundjavës, transmeton Portalb.mk.

“Kjo pako e masave, së bashku me ato paraprake duhet të kalojë në Kuvend javën e ardhshme, mendoj se seriozisht do ta ngadalësojë transmetimin e virusit”, deklaroi Filipçe në konferencën për media.

Ai tha pakoja paraprake e masave, për të cilën pritet të bëhen ndryshime në ligjin për mbrojtje të popullsisë nga sëmundje infektive, përfshin mbajtje të domosdoshme të maskës në ambient të hapur, ndalim i grupimit në shtëpi në ahengje familjare apo të mund të pranohen më së shumti 4 mysafirë. Është propozuar të ndalohet edhe grupimit i më shumë se katër personave në hapësira publike pas orës 22, përkatësisht të ndalohet grupimit në parqe dhe gjithkund  në ambiente të hapura.

Filipçe tha se, një pjesë e masave mund të targetohen në disa komuna, disa mund të vlejnë për territorin e gjithë shtetit. Për vendosjen e orës policore ai vlerëson se është akoma herët, por në një moment të caktuar mund të propozohet.

Ai po ashtu tha se, një ndër kapacitetet më të mira që i ndjekin është kapaciteti në spitalet. Edhe pse ka vende të lira, kapaciteti plotësohet. Vetëm ditën e kaluar kishte numër të madh të pacientëve të pranuar. Në funksion është spitali i montuar me ekipet shtesë. Spitalit në Kozle gjithashtu është i gatshëm.

Për shkollat tani për tani nuk mendohet për pushim dimëror të parakohshëm, sepse është i vogël numri i fëmijëve të infektuar në çerdhe dhe shkollë dhe në izolim janë një përqindje e caktuar.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button