Filipçe: Nesër do ta diskutojmë nëse ka nevojë për masa restriktive shtesë

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe ka deklaruar sot për TV Sitel se në mbledhjen e nesërme të Komisionit për Sëmundje Infektive do të diskutohet për atë se a nevojiten restriksione shtesë të atyre që janë aktualisht në fuqi, njofton Portab.mk.

“Ajo do të përfshinte restriksion të transportit publik, kufizim të punës së objekteve hotelierike, subjekte të caktuara ekonomike, kompani, gjithkund ku vlerësojmë se ka rrezik. Një pjesë e masave mund të targetohen në disa komuna, disa mund të vlejnë për territorin e gjithë shtetit. Gjithë këtë do ta diskutojmë në mbledhjen e nesërme”, deklaroi Fiipçe.

Ai tha se të gjitha vendet e Evropës dhe edhe Maqedonia e Veriut e kanë pritur këtë valë dhe kanë përgatitur kapacitet. Duke komentuar numrin e lartë të rasteve të reja, ministri tha se nëse do të respektoheshin masat për mbrojtje nuk do të vinte në një rritje të këtillë të rasteve pozitive.

Në 24 orët e fundit kanë ndërruar jetë 6 persona me KOVID-19, 535 të tjerë janë infektuar, ndërkaq 168 janë shëruar. Me këtë, numri i përgjithshëm i të infektuarve ka arritur në 22.170, të shëruarve në 16.758, të vdekurve në 815, ndërkaq për momentin ka 4.597.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button