Nuk do të ketë normalizim ndërmjet Kosovës dhe Serbisë pa Asociacionin e komunave me shumicë serbe, paralajmëroi Lajçak

Miroslav Lajçak, I dërguari i Bashkimit Evropian në lidhje me dialogun Kosovë-Serbi, ka mbylllur vizitat zyrtare në Kosovë, ndërsa i porositi politikanët se nuk do të ketë normalizim pa Asociacionin e komunave me shumicë serbe, transmeton Portalb.mk.

“Asociacioni do zbatohet pas nënshkrimit të marrëveshjes, por detajet për të duhet të dakordohen që të mos ketë asnjë paqartësi në momentin e nënshkrimit”, deklaroi Lajçak, duke sqaruar se Asociacioni është pjesë e marrëveshjes gjithëpërfshirëse.

Ai raportoi se kjo marrëveshje është arritur në Bruksel prej vitit 2013.

“Nuk do të ketë normalizim të marrëdhënieve pa Asociacion. Kosova e ka nënshkruar, Kuvendi e ka ratifikuar, Kosova duhet ta implementojë”, deklaroi Lajçak.

Ai vlerësoi se në rast se nuk do të ketë marrëveshje, atëherë nuk do të ketë as normalizim të marrëdhënieve.

“Dialogu duhet t’i mbyllë të gjitha çështjet e pazgjidhura me Beogradin, por në të njëjtën kohë duhet të jetë e qartë se çdo marrëveshje mund të jetë vetëm rezultat i një kompromisi”, deklaroi Lajçak.

Ai realizoi takime me liderët e partive politike dhe institucioneve në Kosovë, për të vazhduar pastaj me takime në Serbi, duke filluar në orët e pasdites me presidentin serb.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button