Filloi fushata “të drejtat e punëtorëve të rinj”, Maleski: Mjaftë toleruam padrejtësitë për hir të punës që kemi!

Sot ka filluar fushata “Të informojmë të rinjtë për të drejtat e tyre”, në kuadër të kësaj sot përmes platformës “zoom” është mbajtur një panel diskutimi ku shumë avokat të të drejtave të rinisë në vend folën për këtë. Juristi Vildan Drpljanin tha se studentët në Maqedoninë e Veriut janë dyfish të diskriminuar dhe shkelur për shkak se në qoftë se janë të detyruar të punojnë, duhet të jenë të çrregullt në fakultet dhe kështu të mos gëzojnë as të drejtat që i takojnë si student e as të drejtat e punëtorit për shkak se sipas tij, shumica e punëdhënësve nuk i paraqesin punëtorët e rinj. Folës ishin edhe Ivana Stojanovska, Blazen Maleski, Slobodan Trendafilov dhe Irena Ivanovska, shkruan Portalb.mk.

Një prej folësve ishte Vildan Drpljanin, i punësuar në Komitetin e Helsinkut njëkohësisht dhe avokat, ai vendosi në pah një prej formave që sipas tij ushtrohet diskriminim i dyfishte deri te studentët të cilët kanë nevojë për punë në ndërkohë që studijojnë.

Vildan Drpljanin, Komiteti i Helsinkut.
Vildan Drpljanin, Komiteti i Helsinkut.

“Për të qenë student i rregullt ka një kusht, të jesh i rregullt në ligjërata. Ndërkaq për të qenë student i rregullt në ligjërata duhet të mos keni konflikt në orarin, që i bije të mos shkoni në punë në kohën kur keni ligjërata. Kurse në qoftë se nuk keni mjete financiare të mjaftueshme për të paguar shkolën, ju duhet të punoni për këtë që i bije se automatikisht nuk do të mund të përmbushni kushtin e ndjekjes së secilës orë mësimore dhe kësisoj do të duhet të dilni si student i çrregullt. Që përkthehet në harxhime të dyfishta për shkollën, në anën tjetër, edhe pse jeni i punësuar nuk mund të gëzoni mbrojtjen sociale apo shëndetësore për shkak se pjesa më e madhe e studentëve punojnë në hotelieri, kryesisht nuk janë të regjistruar, dhe sipas ligjit tonë në qoftë se nuk ke të nënshkruar kontratë pune nuk konsiderohesh si punëtor dhe kështu nuk gëzon të drejtat që të takojnë. Në këtë rast, nuk mund të gëzosh të drejtat dhe të mirat që të takojnë si student e as si punëtor, për shkak se nuk konsiderohesh si asnjëra prej të lartëpërmendurat” tha Vildan Drpljanin nga Komiteti i Helsinkit.

Ndërkaq Blazhen Maleski nga organizata joqeveritare “Reaktor” theksoi se shumë të rinj nga frika se nuk do të gjejnë punë tjetër, në një far forme detyrohen të tolerojnë çdo shkelje të të drejtave të tyre kushtetuese dhe ligjore. Ai shtoi se ky fenomen duhet zhdukur nga shoqëria jonë sepse sipas tij, të punësohesh është e drejtë kushtetuese dhe jo “nder” që të bëhet si i ri.

Blazhen Maleski, "Reaktor".
Blazhen Maleski, “Reaktor”.

“Fakti se në Maqedoninë e Veriut numri i të rinjve të cilët nuk janë të punësuar është shumë i madh dhe kjo, ndikon që ata të cilët janë të punësuar të ndjekin atë mendimin se duhet të jenë falënderues për punën që e kanë dhe të durojnë çdo gjë dhe gjithçka që ju bëhet atyre nga punëdhënësit sa ju përket të drejtave të tyre. Të rinjtë nuk duhet të tolerojnë asgjë më shumë se sa atë që ju takon, nuk duhet të jenë falënderues për faktin se kanë gjetur punë por përkundrazi ata thjeshtë ushtrojnë të drejtën e tyre të punës. Mendoj se kjo stigma që duhet të jemi falënderues për faktin që kemi punë dhe duhet të heshtim, duhet të zhduket nga shoqëria jonë” theksoi Blazhen Maleski nga “Reaktor”.

Për atë se a ka pasur shkelje të të drejtave të rinisë gjatë kohës së pandemisë, foli Ivana Stojanovska e cila paraprakisht kishte hulumtuar për këtë në organizatën “Legal Think Macedonia”, ajo tha se ka pasur raste kur të rinjtë e infektuar me kovid-19 janë pushuar nga puna apo koha e izolimit ju është llogaritur si “pushim vjetor”.

“Ka pasur shumë shkelje të të drejtave të punëtorëve gjatë kohës së pandemisë, të rinjtë duhet të jenë të informuar se gjatë kohës kur ata janë në izolim për shkak të kovid-19, mungesa e tyre në punë duhet të konsiderohet si pushim mjekësor dhe jo të ju merren ditë nga pushimi vjetor, që ka ndodhur shumë shpesh. Në rastet kur ju nuk mund të punoni për shkak të sëmundjes me virusin korona, ju garantohet 70% e pagës tuaj përveç në qoftë se punoni në sistemin shëndetësor dhe infektimi me virusin quhet si sëmundje profesionale dhe këmbimi me para është 100%. Për shkak të pandemisë me virusin korona shumë biznese pësuan madje deri në mbylljen e tyre, kjo përkthehet në shumë punëtorë të lënë të pa punë, një numër i konsiderueshëm prej tyre janë të rim gjegjësisht 3,300 prej tyre. Në raste të tilla punëtorëve ju takojnë disa të drejta, e para që në vend të pushimit nga puna është trajnim profesional në mënyrë që të kualifikoheni për të ju përgjigjur nevojave të kompanive dhe të ju ofroje punë tjetër, ose punë në ndonjë punëdhënës tjetër. Ndërkaq, në qoftë se ju pushon nga puna për arsye të biznesit të tij, i njëjti nuk ka të drejtë të punësoje për 2 vite ndonjë person tjetër me kualifikimet tuaja kurse në qoftë se hapet mundësia për të ju ri-punësuar në të njëjtin vend, punëdhënësi duhet të ju thirre. Shumë pak njerëz janë të informuar për këto” tha Ivana Stojanovska.

Ndryshe, kjo kampanjë realizohet në kuadër të një projekti që ka për qëllim ngritjen e vetëdijes deri te rinia e Maqedonisë së Veriut për të drejtat të cilat ju takojnë atyre gjatë marrëdhënieve të punës dhe realizohet nga Këshilli Nacional Rinor në partneritet me Reaktor, dhe seksionin e të rinjve të Sindikateve të RMV-së.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button