U publikuan rezultatet e 24 orëve të fundit në lidhje me Kovid-19 në Kosovë

Në Kosovë në 24 orët e fundit u regjistruan 77 raste të reja me Kovid-19, ndërkohë janë shëruar 59 pacientë, transmeton Portalb.mk.

“Brenda 24 orëve nuk është raportuar asnjë rast i vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv”, raportuan nga Instituti kombëtar i shëndetësisë publikë në Kosovë.

Instituti raportoi se në këtë periudhë janë realizuar 649 testime.

“Numri total i rasteve pozitive është 16.502 raste nga 77.272 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 650 raste të vdekjes. Numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 14.519 raste, kurse numri i rasteve aktive është 1.333”, raportojnë nga Instituti.

Rastet e reja vijnë kryesisht nga Prishtina 46 raste, komuna Fushë Kosovë 7 raste, komuna Gjakovë 5 raste, komuna Vushtrri 4 raste, komuna Gjilan 3 raste, komuna Mitrovicë 3 raste, komuna Deçan 2 raste, komuna Drenas 2 raste, komuna Podujevë 2 raste dhe me nga një rast komunat Ferizaj, Lipjan dhe Shtime.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button