Shahpaska: Janë regjistruar 15 fëmijë dhe 44 të punësuar në çerdhe të cilët janë pozitiv në KOVID-19

Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jagoda Shahpaska, ka informuar se prej hapjes së çerdheve më 9 shtator deri sot, në çerdhe janë regjistruar 15 fëmijë dhe 44 të punësuar pozitiv me KOVID-19, njofton Portalb.mk.

“Për momentin 44 të punësuar dhe rreth 190 fëmijë janë në izolim. Gjendja shëndetësore të gjithëve është mirë”, tha Shahpanska.

Ajo shtoi se nuk është befasuese që, nëse një edukator ose kujdestar është pozitiv, në izolim të shkojnë edhe të gjithë grupet deri në 15 fëmijë, a për atë vendosin epidemiologët në bazë të anketës epidemiologjike.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button