fbpx

Një vit e gjysmë pas njoftimit, spitali i ri i qenve të pastrehë “Laјka” u hap (FOTO-GALERI)

Lajka nuk është vetëm objekt, Laјka nuk është vetëm ajo që shihni. Laјka është koncept i veçantë и trajtimit të kafshëve endacake. Kjo zyrtarisht do të thotë se ish-spitali ose koncepti Vardarishte shkon në histori. Me këto fjalë, Kryetari i Qytetit të Shkupit, Petre Shilegov, zyrtarisht e hapi spitalin “Laјka” gati një viti e gjysmë pas njoftimit.

Spitali i qenve të pastrehë "Laјka"
Spitali i qenve të pastrehë “Laјka”

“Kapaciteti i objektit është rreth 100 qenë. Është një nga standardet më të mira që përshkruhen në këtë fushë. I gjithë objekti është i pajisur me ngrohje në dysheme, për t’ju sigurojë kafshëve rehati. Çdo hapësirë ​​është e veçantë, strehimoret janë hequr, departamenti i pritjes është hequr. Tani ka ambulancë, dhomë operacioni, dhomë të kujdesit intensiv, dhomë trajtimi pas operacionit, si dhe një seksion karantine. Shpresoj se do të fillojmë ta zgjidhim këtë problem në mënyrë sistematike dhe brenda një deri në dy vjet nga tani do të zvogëlojmë numrin e qenve endacakë, si dhe numrin e njerëzve që kafshohen prej tyre”, tha kryetari Shilegov me rastin e hapjes.

Gjatë promovimit të spitalit “Lajka”

Në maj të vitit të kaluar, Shilegov e paralajmëroi rindërtimin e spitalit të atëhershëm Vardarishte, duke premtuar një zgjidhje sistemore të problemit me qentë endacakë. Spitali mori emër të ri “Lajka”, ndërsa për u.d. drejtoreshë u emërua Tina Petrushevska.

Spitali i qenve të pastrehë "Laјka"
Spitali i qenve të pastrehë “Laјka”

“Më vjen keq që qytetarët e desh të prisnin, por cilësia dhe efikasiteti i shërbimit që do të ofrojmë do t’i kompensojë tërë atë periudhë. Kemi mbi 30 telefonata në ditë nga qytetarë, të cilët kërkojnë që disa qen të dislokohen. Më lejoni të përmend që spitali është një zonë transit ku do të kryhen të gjitha testet e gjakut dhe të tjera, procesi i sterilizimit dhe kastrimit. Kafshëve do t’u vendosen mikroçipe dhe evidentohen me etiketa për veshë që do të kenë një kod me secilin vendbanim, që do të thotë se do të kthehen në të njëjtën lagje nga e cila janë kapur nëse nuk janë vendosur në ndonjë shtëpi, tha drejtori Petrushevska, në hapjen e djeshme të ndërmarrjes.

Ajo i mohoi spekulimet se në Shkup ka mbi 13.000 qen të pastrehë, sepse siç shpjegoi ajo në bashkëpunim me Fakultetin e mjekësisë veterinare dhe Agjencinë e ushqimit dhe veterinarisë, u bë një analizë me metodën angleze dhe numri përfundimtar është 1.970 qen.

Spitali i qenve të pastrehë "Laјka"
Spitali i qenve të pastrehë “Laјka”

“Ata mund të duken më shumë ashtu, por kjo sepse mblidhen në kope. Qëllimi ynë është që t’i thyejmë ato kope në një mënyrë humane kurse qytetarët të ndihen të sigurt”, tha Petrushevska.

Spitali i qenve të pastrehë "Laјka"
Spitali i qenve të pastrehë “Laјka”

Drejtoresha e “Laјkës” theksoi se ka dallim të madh në mes Vardarishtes dhe Laјkës, veçanërisht në infrastrukturë. Ajo shpjegoi se deri më tani dhomat nuk kanë qenë të ndara, ndërsa tani përveç një pjese të vogël administrative, ekziston një ambulancë që është në pronësi të qytetit dhe është ekskluzivisht për qentë endacakë. Përveç kësaj, Lajka ka një seksion karantine që është i ndarë dhe do të jetë nën mbikëqyrje për ata qen që kanë kafshuar qytetarë, si dhe një seksion për qen të sëmurë që do të ri socializohen e më vonë do të kenë mundësinë të gjejnë shtëpinë e tyre.

Spitali i qenve të pastrehë "Laјka"
Spitali i qenve të pastrehë “Laјka”

Lidhur me strehimin e kafshëve endacake, Petrushevska tha se qytetarët përmes faqes në internet, linjave telefonike ose postave elektronike të ndërmarrjes do të jenë në gjendje të informohen për strehimin ose të vijnë në një takim në mënyrë që të shohin kafshët dhe të fillojnë procedurën.

Spitali i qenve të pastrehë "Laјka"
Spitali i qenve të pastrehë “Laјka”

“Meta.mk” tashmë ka shkruar për problemin akut të qenve endacakë. Të dhënat që “Meta.mk” mori nga Ministria e punëve të brendshme tregojnë se në periudhën 2017-2020 në territorin e Qytetit të Shkupit, gjithsej 1.454 qytetarë kanë paraqitur kafshim nga ndonjë qen në SPB. Më së shumti i referohen vitit të kaluar, kur janë regjistruar 618 denoncime. Për periudhën e mësipërme, përveç në Shkup, më së shumti denoncime (426) kanë arritur në SPB Ohër, e më së paku (58) në SPB Shtip.

Nga fillimi i këtij viti deri në fund të gushtit, në MPB kanë arritur 446 denoncime për  kafshime të qenve. Muajin e kaluar, 45 persona janë paraqitur në polici për të njëjtat arsye.

Hapja e spitalit u paralajmërua disa herë vitin e kaluar, me arsyetim se rindërtimi ishtë në fazën përfundimtare. Kjo ishte përgjigja që “Meta.mk” e pranoi në pranverë, por pasi dhe pasi hapja u shty në qershor për shkak të pandemisë, u paralajmërua për pjesën e parë të shtatorit. Në fund të muajit të kaluar, Kryetari i Shkupit Shilegov tha se ai ishte duke pritur për rezultatet e testeve Kovid-19 të stafit të spitalit, në mënyrë që puna të zhvillohej në kushte të sigurta. Për shkak të kësaj, kryetari por edhe drejtoresha e ndërmarrjes u kritikuan nga publiku për justifikimet për të cilat shtyhej hapja.

Në të kaluarën, trajtimi çnjerëzor i qenve endacakë në spitalin Vardarishte u kritikua vazhdimisht, për çka dëshmonin fotografitë e kushteve në të cilat mbaheshin kafshët. Vitin e kaluar, Agjencia për ushqimit dhe veterinari më në fund ia vuri çelësin stacionarit Vardarishte. Gjatë kontrollit, Agjencia gjeti raste të sëmundjeve infektive te kafshët endacake dhe dështim për të rregulluar disa nga mangësitë operacionale të identifikuara.

Tags

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close